“Borëbardha” latine dhe Gal Gadot si Shtriga e Keqe, filmi i ri i Disney-t dështon në kinematë amerikane

24 Mars 2025, 13:16Lifestyle TEMA
“Borëbardha” latine dhe Gal Gadot si Shtriga e Keqe, filmi i ri

Filmi i shumëpritur “Borëbardha”, një ribërje e përrallës klasike me aktorë të vërtetë, pati një debutim të vakët në arkën filmike të Amerikës Veriore, duke arkëtuar vetëm 43 milionë dollarë në fundjavën e parë. Ky rezultat është shumë më i ulët se pritshmëritë fillestare, që parashikonin një hapje prej 48-58 milionë dollarësh.

Pavarësisht se kryesoi arkëtimet, “Borëbardha” mbetet shumë prapa suksesit të “Hirushes” së Disney-t të vitit 2015, e cila grumbulloi rreth 91.8 milionë dollarë në hapje. Ekspertët sugjerojnë se publiku mund të jetë lodhur nga ribërjet e filmave klasikë.

Një tjetër faktor që ka ndikuar te performanca e filmit janë polemikat e shumta para premierës. Zgjedhja e Rachel Zegler në rolin e Borëbardhës shkaktoi reagime për shkak të origjinës së saj kolumbiane. Po ashtu, përfshirja e Gal Gadot në rolin e Mbretëreshës së Keqe u bë objekt debati për shkak të shërbimit të saj të detyruar ushtarak në Izrael.

Filmi ndryshoi edhe figurën klasike të Shtatë Xhuxhëve, duke i zëvendësuar me krijesa magjike, gjë që shkaktoi kritika nga aktori Peter Dinklage.
Pavarësisht polemikave, disa analistë besojnë se audienca kryesore e filmit, familjet dhe fëmijët nuk janë ndikuar shumë nga këto çështje.

Arkëtimet e përgjithshme në kinema janë ulur me 7% krahasuar me vitin e kaluar, por ekspertët parashikojnë një rritje të mundshme me afrimin e sezonit të verës dhe premierave të mëdha, si “A Minecraft Movie” më 4 prill.

Sipas analistëve, kjo është natyra e industrisë kinematografike, me periudha të dobëta që pasohen nga suksese të mëdha. 

2 Komente

  1. G
    Go Woke Go Broke!

    Go Woke Go Broke!

    Përgjigjjuni
    1. P
      Putini

      Kur do jete Pokahontas me aktore negre?

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje