Studiuesit lëshojnë alarmin: Mos pini ujë nga e njëjta shishe plastike

23 Mars 2025, 16:15Lifestyle TEMA
Studiuesit lëshojnë alarmin: Mos pini ujë nga e njëjta

Shkencëtarët vazhdojnë studimet mbi ndikimin që ka konsumimi i ujit të ambalazhuar në plastikë për shëndetin. Një studim i fundit nga shkencëtarët kinezë, i publikuar në “Communications Biology”, ka nxjerrë në pah rreziqet e mundshme të mikroplastikës që përthithet përmes ujit të ambalazhuar.

Sipas këtij studimi, shishet plastike janë burimi kryesor i mikroplastikës që hyjnë në organizmin e njeriut. Përveç kësaj, ato transportojnë një ndotës të njohur si benzopiren, i cili është toksik dhe gjendet në mjedis.

Studimi thekson se këto grimca plastike, pasi thithen përmes sistemit tretës, mund të dëmtojnë organet e brendshme, veçanërisht murin e zorrëve dhe veshkat, duke shkaktuar inflamacion dhe pasoja të rënda për shëndetin.

Mikroplastika ka një madhësi shumë të vogël, rreth pesë milimetra, duke e bërë jashtëzakonisht të vështirë eliminimin e saj. Ajo gjendet jo vetëm në ujë, por edhe në ushqime, dete dhe oqeane. Në shumicën e rasteve, mikroplastika krijohet nga copëzimi i mbetjeve plastike më të mëdha.

Si alternativa ndaj ujit të ambalazhuar, rekomandohet përdorimi i shisheve të ripërdorshme dhe filtrimi i ujit të rubinetit.

Gjithashtu, shmangia e plastikës njëpërdorimshme dhe përdorimi i ambalazheve të ripërdorshme mund të ndihmojë në reduktimin e ndotjes plastike dhe mbrojtjen e shëndetit.

2 Komente

  1. D
    Daku

    O gazetar analfabet, o dell:: mikroplastika 5 mm ?? Micron apo mm o trap? 5 mm eshte sa nje buburec o kandar

    Përgjigjjuni
    1. R
      Ringjallja pellazge

      Eh mor Dak, GAZTARET tane jan me shkencor se shkenca qe perkthejne.

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje