Brenda Grammy Awards 2026: momentet më të bukura dhe fotot që nuk u panë në ekran

2 Shkurt 2026, 09:00Lifestyle TEMA
Brenda Grammy Awards 2026: momentet më të bukura dhe fotot që
Photo: Getty Images

Mbrëmja më e madhe e muzikës, Grammy Awards 2026, nuk ishte spektakolare vetëm për publikun që e ndoqi në televizion.

Edhe pse kamerat e CBS kapën momentet kryesore të eventit, nga paraqitja e koordinuar e Katseye me fustanet e dizajnerit Ludovic de Saint Sernin, deri te performanca e shumëkomentuar e Justin Bieber, shumë nga çastet më të bukura, më të ëmbla dhe më argëtuese të mbrëmjes ndodhën larg kamerave zyrtare.

Falë fotografëve që ishin kudo gjatë natës, janë zbuluar disa nga momentet më të veçanta “behind the scenes”.

Në galerinë e fotove shihen yje si Bad Bunny, Billie Eilish dhe Miley Cyrus, të cilët krijuan një atmosferë të vërtetë supergrupi, si dhe Justin dhe Hailey Bieber, të kapur në momente të relaksuara teksa shoqëroheshin me Charlotte Lawrence dhe producentin Andrew Watt.

Një tur virtual në prapaskenë tregon anën më njerëzore të yjeve të muzikës dhe momentet që publiku nuk pati mundësi t’i shihte gjatë transmetimit live, por që po bëhen tani virale në rrjet./ E.K

Burimi: Vougue

1 Komente

  1. R
    Roja

    Po i vini dhe emrat poshte aktoreve!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje