Heidi Klum sfidon temperaturat e ulta, modelja 52-vjeçare pozon toples mbi shina

30 Janar 2026, 15:55Lifestyle TEMA
Heidi Klum sfidon temperaturat e ulta, modelja 52-vjeçare pozon toples

Heidi Klum ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale me një paraqitje të fundit provokuese. Modelja  ka publikuar në Instagram një video, ku shfaqet pothuajse nudo mbi disa shina treni, e veshur vetëm me një pallto leshi.

Videoja është pjesë e promovimit të këngës së saj të re “Red Eye”, në bashkëpunim me producentin amerikan të muzikës, DJ dhe kompozitorin e njohur Diplo. Kënga është realizuar për sezonin e 21-të të spektaklit “Germany’s Next Topmodel”, të cilin Klum e prezanton prej vitesh.

Në pamjet e publikuara, Heidi Klum shfaqet e veshur vetëm me të brendshme dhe çizme të gjata të bardha, ndërsa gjoksin e mbulon me pallton prej gëzofi, duke ruajtur një imazh provokues./E.K 

2 Komente

  1. m
    muçua I tanes

    po çfare nxirni! ajo e shkreta eshte hallexhov, ka 6 femije (3 te zinj 2 te barde 1 te verdhe) per te ushqyer, pastaj ajo i ka breket te veshura,

    Përgjigjjuni
    1. A
      Aleksander

      Menja e krese eshte gja e madhe.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje