Dubai surprizon sërish: së shpejti hapet një rrugë e ndërtuar me ar

30 Janar 2026, 13:47Lifestyle TEMA
Dubai surprizon sërish: së shpejti hapet një rrugë e
Copyright Ahmed Aldaie via Unsplash


Dubai, qyteti i njohur për luksin dhe stilin e jetesës ekstravagante, ka njoftuar planet për ndërtimin e një rruge të krijuar me ar të vërtetë. Atraksioni i ri do të jetë pjesë e Dubai Gold District dhe do të ndërtohet pranë Gold Souk, tregut të famshëm ku turistët blejnë ar dhe bizhuteri.

Shprehja e njohur se “rrugët janë të shtruara me ar” në Dubai duket se së shpejti do të kthehet në realitet. Autoritetet e Emirateve të Bashkuara Arabe kanë konfirmuar se qyteti do të hapë një “rrugë prej ari”, edhe pse ende nuk janë bërë publike detajet teknike se si do të përdoret ari në ndërtimin e saj. 

Dubai Gold District u njoftua zyrtarisht më 27 janar nga Zyra e Medias së Dubait, ndërsa data e hapjes së rrugës së artë nuk është përcaktuar ende.

Çfarë është Dubai Gold District?
Ky distrikt përfaqëson një riemërtim dhe zgjerim të Gold Souk, zonë e vendosur në Deira, ku ndodhen rreth 1 mijë dyqane që tregtojnë ar dhe bizhuteri.

Sipas Zyrës së Medias së Dubait, Emiratet e Bashkuara Arabe janë destinacioni i dytë më i madh në botë për tregtinë fizike të arit, duke eksportuar 53.41 miliardë dollarë ar gjatë viteve 2024–2025.

Gold Souk është një nga atraksionet më të vizituara turistike në pjesën e vjetër të qytetit dhe ndodhet pranë tregjeve të erëzave, parfumeve dhe antikuareve.

“Ari është thellësisht i ndërthurur me identitetin kulturor dhe tregtar të Dubait, duke simbolizuar trashëgiminë, prosperitetin dhe frymën tonë sipërmarrëse”, u shpreh Ahmed Al Khaja, drejtor ekzekutiv i Dubai Festivals and Retail Establishment, pjesë e Departamentit të Ekonomisë dhe Turizmit të Dubait.

“Me këtë destinacion të ri, ne jo vetëm që festojmë këtë trashëgimi, por e rikonceptojmë atë për një epokë të re të formësuar nga kreativiteti dhe qëndrueshmëria.”

Atraksionet turistike që tërheqin vëmendje në Dubai
Dubai është i famshëm për projekte që thyejnë rekorde dhe tërheqin vëmendjen globale, si Burj Khalifa (ndërtesa më e lartë në botë), Ain Dubai (rrota panoramike më e madhe në botë) dhe Deep Dive Dubai, pishina më e thellë për zhytje.

Në vitin 2024, u hap gjithashtu një rrugë me klimë të kontrolluar, ku “bie shi” çdo 30 minuta, në kompleksin Heart of Europe, pjesë e ishujve artificialë “The World”.

Qyteti ka njoftuar edhe projektin “Future Loop”, një urë e mbyllur dhe e kondicionuar 2 kilometra e gjatë, që do të lidhë zona kyçe si Dubai World Trade Centre, Muzeun e së Ardhmes, Emirates Towers dhe Qendrën Financiare Ndërkombëtare të Dubait.

Synimi i këtij projekti është ta bëjë qytetin të ecshëm gjatë gjithë vitit, edhe kur temperaturat në verë arrijnë deri në 45°C.

Ndërkohë, jashtë Dubait, në emiratën Fujairah, është inauguruar së fundmi një rrugë muzikore, ku brazdat në asfalt krijojnë vibrime që riprodhojnë Simfoninë e Nëntë të Beethoven-it kur makinat kalojnë mbi to./ E.K 
Burimi:Euronews 

2 Komente

  1. A
    Asnje Humanitet

    Sheiket e Dubait..nuk japin "Kacidhe" per Refugjatet Sirian ne Turqi..dhe Libane..dhe jo vetem kaq:Por kush nga Shtetet Arabe..si Siria apo Libani Kerkon Strehe ne Dubai..Trajtohet si Kriminel dhe Futet ne Burge...... Pse u dashkan Rruget e Arta kur ka Miljona njerez ne Bote qe vuajne Urie?????????????

    Përgjigjjuni
    1. P
      Ptuh

      Qytet sheikesh te felliqur me carcaf, qe ngrene ndertesa mostra te shformuara. Nje mije here me mire qytetet e vjetra europiane si Parisi, Londra, Roma, Vjena, me arkitekture qe reflekton kulture dhe civilizim, sesa keto mostra mbi shkretetire pa pike vlere.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje