Deklarata e pazakontë e ministrit malajzian: "Stresi nga puna të kthen gay"

29 Janar 2026, 16:32Lifestyle TEMA
Deklarata e pazakontë e ministrit malajzian: "Stresi nga puna të

Një deklaratë e pazakontë e një ministri malajzian ka shkaktuar reagime të forta dhe tallje masive në rrjetet sociale, duke u kthyer në një nga temat më të diskutuara në vend.

Ministri për Çështjet Fetare në Departamentin e Kryeministrit të Malajzisë, Dr. Zulkifli Hasan, deklaroi në parlament se stresi i lidhur me punën mund të jetë një nga faktorët që ndikon që individët të përfshihen në komunitetin LGBT.

Deklarata u bë në kuadër të një përgjigjeje zyrtare ndaj një pyetjeje parlamentare, ku ministri iu referua një studimi të vitit 2017. Sipas tij, ndikimi shoqëror, përvojat personale, stresi në vendin e punës dhe faktorë të tjerë individualë, të kombinuar së bashku, mund të kontribuojnë në atë që ai e quajti “sjellje të lidhura me LGBT-në”.

Këto komente u pritën me kritika dhe ironi të ashpra nga publiku, veçanërisht në rrjetet sociale, ku shumë qytetarë vunë në dyshim logjikën dhe bazën shkencore të pretendimit të ministrit. Disa përdorues ironizuan duke thënë se, sipas kësaj teorie, parlamenti duhet të ishte vendi më stresues në vend, ndërsa të tjerë e cilësuan deklaratën si të rrezikshme dhe stigmatizuese./ E.K
Burmi:South China Morning Post

5 Komente

  1. D
    Devolliu

    Eee ka kuptim shprehja dmth, "i doli bytha vendit!"

    Përgjigjjuni
    1. G
      Gazmenda Bardha

      Kjo eshte plotesisht e vertete

      Përgjigjjuni
      1. .
        ..

        Ska faj Rama dhe Veliaj dmth

        Përgjigjjuni
        1. S
          Sharmantja

          Duci hahhahaha

          Përgjigjjuni
          1. H
            Homer

            Zylyf e paske emrin dhe Zylyf qenke me gjithe men.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje