Ylli i “Homeland”: Shtatzënia në moshën 44-vjeçare më tronditi emocionalisht

29 Janar 2026, 13:50Lifestyle TEMA
Ylli i “Homeland”: Shtatzënia në moshën

Aktorja amerikane Claire Danes, e njohur për rolin e saj në serialin hit “Homeland”, ka treguar për herë të parë se zbulimi i shtatzënisë në moshën 44-vjeçare e përballi me një valë emocionesh të forta dhe të papritura.

Gjatë një bisede në podcastin “Good Hang” të Amy Poehler, Danes rrëfeu se lajmi e la pa fjalë. Ajo tha se reagimi i saj i parë ishte shpërthimi në lot dhe një telefonatë urgjente me mjekun, pasi shtatzënia nuk kishte qenë aspak e planifikuar.

Sipas aktores, befasia ishte edhe më e madhe për shkak të përvojave të mëparshme, që e kishin bindur se një shtatzëni tjetër ishte pothuajse e pamundur. “Nuk e prisja fare. Mendova se ky kapitull ishte mbyllur,” – u shpreh ajo.

Danes tregoi se gjithçka nisi nga një dyshim i vogël, i cili më pas u konfirmua nga testi i shtatzënisë. Vajza e saj, e lindur në korrik të vitit 2023, mban emrin Shay, dhe sipas aktores, ka sjellë një gëzim të jashtëzakonshëm në familje.

Claire Danes është e martuar me aktorin britanik Hugh Dancy që prej vitit 2009, dhe së bashku janë prindër të tre fëmijëve. Pavarësisht karrierës së suksesshme në Hollywood, aktorja ka zgjedhur gjithmonë të ruajë privatësinë e jetës familjare./E.K

Lini një Përgjigje