Këngëtarja e famshme pozon topless në Paris, fotot provokuese shkaktojnë një lum komentesh

29 Janar 2026, 14:56Lifestyle TEMA
Këngëtarja e famshme pozon topless në Paris, fotot provokuese

Këngëtarja e njohur Christina Aguilera ka ndezur rrjetet sociale me një seri fotosh topless nga udhëtimi i saj në Paris.

Në postimin e fundit në Instagram, Christina shihet e veshur vetëm me një fund të gjatë të zi dhe të fryrë, ndërsa gjoksi mbulohet me duar, duke krijuar një pamje provokuese, por elegante. Disa nga fotot tregojnë gjithashtu dritat polare që ajo pa gjatë udhëtimit me aeroplanin dhe momente të tjera të kohës së saj në qytetin francez. Në mbishkrimin e postimit, ajo shkroi: “Dritat polare, netët pariziene”.

Këto foto vijnë pak ditë pas disa imazheve të tjera seksi që Aguilera ndau me ndjekësit e saj, ku shihej e veshur me të brendshme të zeza, geta dhe këpucë me taka të larta, duke pozuar në ambiente të ndryshme. Në njërën nga fotot ajo mban një llambadar të artë, në tjetrën qëndron para një pasqyre, ndërsa në foton më të fundit shtrihet mbi një mobilje elegante.

44-vjeçarja, e cila gjithmonë ka tërhequr vëmendje për guximin dhe stilin e saj, duket se po vazhdon të ndalojë frymën e ndjekësve me imazhet e saj provokuese dhe artistike nga Parisi./ E.K

1 Komente

  1. D
    Dil cullak, por kujdes nga mizat e kalit Christina

    Heren tjeter hiq dhe breket, se keshtu fiton para me shume o Christina, bota ka degjeneruar.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje