Përdhunoi një grua të paktën 10 herë, Influencerja transgjinore dënohet me 17 vite burg

30 Janar 2026, 12:18Lifestyle TEMA
Përdhunoi një grua të paktën 10 herë, Influencerja

Një influencuese e njohur në TikTok, Jennifer O’Brien (e njohur edhe si Jennifer Nieve), është dënuar me 17 vite burg në Mbretërinë e Bashkuar për përdhunim dhe sulme seksuale të rënda ndaj një gruaje.

O’Brien, 34 vjeçe, u shpall fajtore nga Manchester Crown Court pas një gjyqi pesë-ditor. Gjykata konfirmoi se ajo ka përdhunuar viktimën të paktën 10 herë, pavarësisht kundërshtimit të saj të qartë, dhe e konsideroi këtë si veprim të përsëritur dhe serioz.

Viktima tregoi në gjykatë se trauma ka pasur efekt të madh në jetën e saj: ankth të vazhdueshëm, sulme paniku dhe vështirësi serioze në përditshmëri. Ajo tha se frika dhe dëmi kanë qenë afatgjatë dhe shumë shkatërrues.

Avokati mbrojtës tha se O’Brien ka një histori PTSD komplekse dhe trauma të mëparshme, por gjykata vendosi një dënim të rëndë për shkak të natyrës së krimeve.

O’Brien, pa adresë të përhershme, do të vuajë dy të tretat e dënimit në burg, sipas vendimit të gjykatës./E.K

Burimi: The Sun

Lini një Përgjigje