Breshëri sa një kokërr portokalli vret fëmijën 1 vjeç në Spanjë

31 Gusht 2022, 14:51Lifestyle TEMA

Breshëri sa një kokërr portokalli vret fëmijën 1

Një vajzë 1 vjeç është vrarë nga kokrrat gjigande të stuhisë së breshërit në Spanjë.

Fëmija u godit nga një kokërr breshëri me madhësinë e një portokalli dhe u dërgua për në spital pasditen e së martës, por ndërroi jetë pak orë më vonë.

Mendohet se janë lënduar të paktën 50 persona, pjesa më e madhe me kocka të thyera dhe një grua ndodhet në spital.

Pamje të stuhisë u filmuan nga njerëzit brenda dhe përreth qytetit katalanas La Bisbal de l’Emporda.

Stuhia e shpejtë, por e fortë e breshërit theu xhamat e makinave, rrëzoi degë pemësh duke u regjistruar si më e keqja në 20 vjet.

Lini një Përgjigje