
Mbretëresha Elizabeth ishte shumë e dhënë pas kuajve dhe garave me kuaj. Në një intervistë të fundit, gazetarja Clare Balding zbuloi pse monarkia i donte kaq shumë kuajt. “Pasioni i mbretëreshës ishin kuajt dhe qentë. Gara me kuaj ishte një nga spektaklet e saj të preferuara. Mbretëreshës i pëlqente të shkonte në stalla për të parë kuajt duke galopuar në mëngjes.’
Një nga arsyet që i pëlqente aq shumë garat me kuaj ishte sepse gjatë tyre, të gjithë sytë nuk ishin drejtuar tek ajo. “Garat me kuaj ishte një gjë kaq e preferuar për të, pasi i pëlqente të ishte jashtë vëmendjes gjatë kësaj kohe”, tha gazetarja.
Balding tha se Mbretëreshës i pëlqente shumë të fliste për sjelljen e kafshëve dhe vuri në dukje se ajo ishte një kalorëse e mahnitshme. Ajo mori mësimin e saj të parë të kalërimit në moshën 3-vjeçare dhe vazhdoi të hipte në të 90-at.
Ajo mori ponin e saj të parë nga gjyshi i saj Mbreti George V kur ishte 4 vjeç. Gjatë jetës së saj, ajo bleu rreth 180 kuaj që jetonin në stalla kryesisht në Balmoral dhe Sandringham.
Te shpetonte djalin pedofil nga burgu perpara se te vdiste.
po dihet ajo ,si shume te moshes se saj ,te pirdhte mbi kal