Diamanti më i rrallë në botë është në shitje, ja sa shkon vlera e tij

3 Nëntor 2023, 14:32Lifestyle TEMA

Diamanti më i rrallë në botë është në shitje,

Shtëpia e ankandeve ka nxjerrë në shitje diamanti e rrallë blu me vlerë 50 milionë dollarë! Diamanti 17.6 karat, i njohur edhe si “Bluja mbretërore” për shkak të ngjyrës së rrallë, është vendosur në një unazë, dhe është zyrtarisht guri më i rrallë në tokë.

Diamanti i rrallë blu me vlerë 50 milionë dollarë, ka dal në shitje nga shtepia e ankandeve.

I njohur edhe si “Bluja mbretërore” për shkak të ngjyrës së rrallë, diamanti është vendosur në një unazë dhe është zyrtarisht guri më i rrallë në tokë.

Diamanti 17.6 karat, pritet të shitet më shumë nga “Oppenheimer Blue” që në 2016 u shit për 57 milionë dollarë.

Pjesë e ankandit të veçantë pritet të jetë edhe një orë Rolex, e aktorit Marlon Brando, e vitit 1979, në filmin “Apokalips nou” që pritet po ashtu të shitet miliona dollarë dhe perlat e Odri Hepburn.

Diamantet janë një simbol i forcës, dashurisë dhe jetëgjatësisë dhe do të jenë gjithmonë një dhuratë sentimentale e përjetshme e lidhur me angazhimet e përjetshme, si martesa, lindja e një fëmije dhe përvjetori i martesës.

Ndryshe nga ari, i cili vlerësohet kryesisht nga pesha, procesi i vlerësimit të një diamanti është shumë më teknik.

Në shtepin e ankandeve që do të hapët më datë 7 nëntor do te ketë sende interesante, që pritet të dalin në shitje e që mund të arrijnë deri në mbi 50 milionë dollarë.

2 Komente

  1. S
    Selitasi

    Njoftoni Arminën se ja blen Xeni sypeshkaqeni...i ka paret në camtën e zezë...

    Përgjigjjuni
    1. I
      I.M

      Po me flori e ndrrojn?

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje