Divorci Besi-Xhensila? Habit avokati: Ata po ndahen për pasuritë e Ilir Metës, kanë vila e prona miliona euro

12 Prill 2024, 09:20Politika TEMA
Divorci Besi-Xhensila? Habit avokati: Ata po ndahen për pasuritë e

Avokat Idajet Beqiri teksa ka komentuar ndryshimin e stilit të jetesës së kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka theksuar se edhe aktori i humorit Besjan Kallaku dhe këngëtarja Xhensila Myrtezaj janë ndarë për pasuritë e Ilir Metës.

Sipas Beqirit, të dy janë ndarë formalisht për të shpëtuar sipas tij, pasuritë që kanë vendosur nga Ilir Meta.

“Nuk është thashetheme, që njerëzit thonë se u nda Besi me Xhensilën. Por nuk është e vërtetë që ata janë ndarë. Ata po ndahen se kanë hallin e pasurive të Ilir Metës që u ka dhënë. Është e vërtetë.

Xhensila shiste floririn e Ilir Metës në dyqanin e Durrësit, e dinë durrsakët një gjë të tillë fare mirë. Ajo ndahet me qëllim që kur të marrin vilat që u dhënë Ilir Meta, të ketë gjysmën njëri-gjysmën tjetri dhe mos të kapen të dy. Edhe Iliri është në një situatë të tillë”, u shpreh Beqiri.

"Nuk po ndahen se shkojnë keq Xhensila dhe Besi. Aty brenda është Ilir Meta, janë pasuritë e Ilir Metës sepse ata po vlerësojnë tani që po shkon SPAK-u dhe tek ata.

Do të bëjë verifikimin e pasurive të tyre si u vunë dhe si nuk i vunë, dhe aty do të dalë floriri i Kërrabës që ka përdorur Xhensila, dhe që vazhdonte dyqanin ta kishte në Durrës dhe vazhdonte të shiste floririn e Kërrabës që i jepte Ilir Meta.

Kanë bërë pasuri të jashtëzakonshme. Shikoni vetëm vila sa i bën aty. Si mund të vihet një vilë aty ku e kanë ata dhe në komplekse të tjera? Minimumi është 1 milion euro, si mund të bëhen këto me një koncert?

I dimë ne se kemi plot nga këta VIP-at këngëtarë dhe e shikojmë se çfarë përfitime kanë. Nuk mund të disponojnë miliarda siç po disponojnë këta njerëz që kanë qenë afër Ilir Metës. Po vazhdojnë të marrin masa për t’i fshehur këto pasuri.

E keqja më e madhe që SPAK po vepron me ngadalësi të jashtëzakonshme dhe për këtë ka përgjegjësi të drejtpërdrejtë Dumani sepse po i lejon që të marrin masa për t’i fshehur pasuritë, duke zvarritur procesin, duke mos vepruar menjëherë në befasi", tha ai.

13 Komente

  1. 7
    768

    Se si fshihet pasuria duke u ndare vetem Udajeti e di...nuk fshihet dot o Jeto...po u habe kintroll nuk kane si e fshehun...

    1. T
      Tironci

      Po perpiqen me sa duket. Sa do t'ja arrijne eshte tjeter gje.

    2. T
      Teo

      Kete. Me.takun, nxirrini te.portokallia te gajasin miletin. Shkuan nga.minierat ne kongo te xhensila.. Ky zar mendon se meta do.i.lej miliardat besit e xhensiles?? Ai ska besim te mona,e Jo mo te besi

      1. T
        Tironci

        Duket se i paska lene ca nga pasuria. Arsyet jane te shumta, njera nga ato eshte shoqeri e dendur mes tyre.

      2. t
        tironsi

        i umte duci Xhensiles o idajet, Besi nuk eshte rrot kari si ti qe rrin me te ndor kot.

        1. L
          Li

          Hidajeti e di se ai i ka denancuar ja u di rrenjë e dhemball dhe po ndjek çeshtjen . Nuk flet kot Hidajeti o 768

          1. T
            Trapajane hesapi

            Ndarja per fshehje te pasurise ose mospagimin e detyrimeve eshte bere e zakoneshme ne Itali .Kjo behet per te mbuluar fitimet e paligjeshme.

            1. Roberto

              Po kete e di i madh e i vogel. Politikanet parate e tyre i kane te investuara midis miqve dhe shokeve. Pse vetem Besi me Xhensilen jane??? Po kur Agushi me Xhensilen hynin e dilnin tek Hotel "Grand" ne bllok??Po qe thone se mbrapa Folie Marines qendron Agush Meta?? Kampin e Jales e ka kot ai?? Eeee po Gezimin e cadres qe ja permendete Berisha vite me pare?? E dini ju sa Gezim,Besi,Xhillafi apo Xhensila ka ai?? Eshte detyra e SPAK te hetoje vertetoje dhe sekuestroje pasurite dhe leket e popullit qe maskarenjte e pushtetit kerkojne ti fshehin per ti shpetuar sa me shume.

              1. B
                Bozhigradi

                Keshtu ka qene, keshtu eshte je Shqiperine tone te dashur...nuk me thote shpirti se keshtu do jete, se nuk dua qe te jete keshtu. Qe te te akuzojne pa fakte, me thashetheme. Psh. neper gazeta shkruhet se kryeministri Edi Rama ka mare 20% ne te gjitha pallatet qe jane ndertuar ne Tirane kur ai ishte kryetar bashkie. Une nuk e kam besuar. Thone se ka pjese ne nje banke. Une nuk e besoj. Thone se i vellai ka qene ne Xibrake. Une nuk e besoj. Thone qe ka blere Partine Socialiste. Une nuk e besoj. Thone... cfare nuk thone. Por une nuk e besoj. Dhe derisa te jete kryeminister i Shqiperise do i besoj vetem postit te tij dhe do e respektoj si kryeminister i vendit tim. Te njejten gje po degjoj per Erjon Veliajn. Vjedhje, vjedhje, vjedhje. Por une nuk e besoj. Une i besoj drejtesise se pakorruptuar. Po kam degjuar qe nese ke nje hall, shko tako nje ish te denuar, me te jashteligjshmin e zones...dhe ai do te te jape cdo numer telefoni te gjyqtari, prokurori, avokati qe te mbaron pune. Ke te besoj?! Me thoni vellezer shqipetare, te besoj ate qe ka ne dore te gjithe makinen e drejtesise dhe te shpifjeve, te besoj thashethemet e gazetave, apo intuites sime prej shqiptari qe ja do te miren atdheut tim te dashur? E rende kjo jeta jone. Ngrihemi ne mengjes dhe nuk guxojme te hapim facebookun se na helmojne mendjen dhe shpirtin me shpifjen e radhes, me intrigen e radhes, me felliqesine e radhes...

                1. m
                  maks

                  Atdheu yt i dashur? Ku e ke atdheun ti mor loqe, atdheun na e kane grabitur prej kohesh, ti, une, ne, kemi sa lesht e Marikes.

                2. o
                  opinion

                  Dhe Ermal Mamaqi kur e ka radhen duhen par dhe milionat e tij.

                  1. B
                    Berat

                    Rrota kari, nga I pari tek I fundit. Kur u bënë këta zhgarravina, me kaq popullsi të vogël e të varfër, me këto miliona?

                  2. K
                    Korcari

                    Keto perralla te keti personazhi qesharak qe e quan veten avokat i besojne vetem ata qe jene te manget nga trute e kokes!

                    Lini një Përgjigje