Profecia e Donald Lu-së: Pse janë tërbuar “Al Capone”-t shqiptarë

11 Prill 2024, 19:41Politika TEMA
Profecia e Donald Lu-së: Pse janë tërbuar “Al

Nga Ylli Pata

Në dekadën e tretë të shekullit të 20, qytetet e mëdha të SHBA, jo vetëm ato të East Coast kishin ngritur në institucion perandorinë e krimit dhe korrupsionit.

Bosët e krimit të organizuar që u quajtën gangster nga kinemaja dhe media e kohës, ishin lidhur në një sindikatë krimi me politikanët e rëndësishëm, policinë, prokurorinë dhe gjyqtarët. Kishte arritur një situatë aq e rëndë sa pandëshkueshmëria u kthye në mit.

Presidenti i SHBA, emëroi një zyrtar të taksave federale, Eliot Ness, të cilit i dha karta biankë që të gjejë provat për të future në burg kryegangsterin e SHBA-së, Al Caponen e Chigagos.

Dihet tashmë saga e tmerrshme dhe e përgjakshme për të futur në burg me prova përfaqësuesin më të rëndësishëm të krimit në SHBA.

Me rënien e “të paprekshmëve”, SHBA arriti të gjejë një rrugë të re, që nuk ishte as rënia e mafia-s së fuqishme, e cila madje u bë më e komplikuar, e as zhdukja e korrupsionit të politikanëve, gjyqtarëve apo prokurorëve.

Por ajo ngjarje preu nyjën gordiane të një situate të frikshme që kishte bllokuar vendin.

Prej asaj kohe, hetimi i korrupsionit dhe mafies është një rrugë e shtruar, herë me kthesa, herë me malore e herë me gunga, por krijoi një sens të ri shtetëror.

Ndaj edhe ambasadori amerikan Donald Lu, përdori fabulën e Al Capones si rrënja e rënies së të paprekshmërisë në politikën shqiptare.

E mbani mend çfarë i kanë bërë Donald Lu-së për mbi 8 vjet me radhë. Për çfarë s’e kanë akuzuar, sharë, anatemuar e tallur. E ja ku jemi sot, Al Caponia shqiptare jo vetëm që është kapur, por edhe më keq se kaq.

Nëse Alfred Capone, burri i vrazhdë me origjinë nga Salerno-ja e rajonit të Campagnas në Itali, vdiq në Miami, i shkatërruar nga sëmundjet dhe mllefet, sequel-a shqiptare e “Të paprekshmëve”, duket se po shkon krejt më keq.

Al Caponet shqiptare, po përjetojnë një situatë edhe më të tmerrshme sesa ajo që bëri gangster i Chicagos, që vdiq pasi u dënua për mashtrim të shtetit amerikan.

SPAK është kthyer në një fuqi e frikshme për politikanët e zyrtarët me cene në vend, e që përveç çuarjes në burg dhe në hetim të një numri shumë të madh, ka nisur një seri hetimesh për pasuritë e “Të paprekshmëve” të Vërtetë. Këto ditë po përjetojmë vetëm pjesë nga pasojat e këtyre hetimeve, ku përveç disa episodeve që vijnë nga SPAK, ka një çorientim total të Al Caponeve, që janë kthyer në karrikatura të vetvetes.

Aq sa ata që kanë themeluar apo ngritur në institucion partitë e pushtetin familjar, sot bërtasin kundër nepotizmit, kundër pjesëmarrjes së familjarëve në poste të rëndësishme.

Por sipas të gjitha gjasave po përjetojmë vetëm fillimin e një odiseje që pritet të jetë një cunami shumë i madh, pasi bëhet fjalë për prona dhe asete të tmerrshme jo vetëm monetare, por edhe asetesh të paluajtshme apo ato të industrisë shqiptare.

Të cilat, siç e provoi Gjykata e Lartë para dy ditësh, sipas të gjitha gjasave do t’i sekuestrojnë një e nga një. E pikërisht ky akt, që nuk ndodhi me Al Caponen në gjyqin e tij të famshëm, po prodhon një efekt më të fuqishëm e shpërthyes të serisë shqiptare të të “Paprekshmëve”.

10 Komente

  1. k
    kujdes !

    Na bere shume optimist o Ylli Pata, por une do bindem vetem kur ti shikoj me hekura ne duar dhe pa breke qe te jene sekuestruar te gjitha parate dhe asetetet e tjetra qe nga Kalifornia ne Amerike e Texas e deri ne LOnder e KOngo veç ato ne Shqiperi. DUhen prova ! Perse une nje qytetar i thjeshte ne mergim i kam provat dhe nj eduzine prokurore e gjyqtare nuk po i gjejne dot? Pers 70-80% e shqip^tareve i kane provat dhe prokuroret dhe gjyqtaret nuk i gjene dot?! Lepuri fle ne mes te shaleve . Prandaj ti na bere shume optimist, por une jam shume pesimist se leshte me ra poshte e larte dhe ata vazhdojne te flasine e derdellisin nga ballkoni e dritarja ose te tallen me popullin duke u pergatitur fizikish maje fiqeve apo hekurave. Nenae Monikes ja ka dhene te gjitha MOnikes, ka mbajtur cetem plaçken ! Mos vazhdoni keshtu por u beni thirrje qytetareve te ndersheme e hallexhij te marri rrugen e te bllokojned prokurorite dhe gjykatat e te mos i lene te dalin nga shtepi edhe pjkestaret e familjeve te tyre. O drejtesi, o vdekje. KOha nuk pret se leshte nuk na bine me, vetem na duhen parate qe na vodhen qe ta mbjellim ne vene te pemeve frutore e perimeve !!!!

    Përgjigjjuni
    1. a
      american23al

      Revolucioni ne drejtesi filloji me ambasadorin amerikan Donald Lu dhe vazhdoji me nje vendosmeri te shkelqyer nga Znj. Kim qe eshte arritur qe te futet ne rrugen e shetit ligjor jeta e shqipetareve , ky eshte vetem fillimi per te vazhduar perfeksionimin e metejshem.....

      Përgjigjjuni
      1. V
        Vranakonti

        Shume mire. Bravo.

        Përgjigjjuni
        1. T
          TIRONA

          Prandaj populli shqiptar pa rezerva duhet te perkraje SPAK!

          Përgjigjjuni
          1. T
            TIRONA

            Prandaj populli shqiptar pa rezerva duhet te perkraje SPAK!

            Përgjigjjuni
            1. T
              TIRONA

              Prandaj populli shqiptar pa rezerva duhet te perkraje SPAK!

              Përgjigjjuni
              1. R
                Rabid Left

                Lu Lu ka te drejte se dosjen e tij e ka Adriatik Dhalla me vete kudo qe shkon. Lol.... Po pse dy Al capone dhe jo tre ne foto, ne Tema!, lol

                Përgjigjjuni
                1. P
                  Patoku

                  Al Caponet i ke ne pushtet oj Pate - Nje te Qeveria tjetrin te Bashkia! Shko e thuaja edhe shoqeve...

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Shkodrani

                    Sa me shpejt te sekuestrohen dhe denim maksimal per kurvat berishiste...

                    Përgjigjjuni
                    1. g
                      gjingjonsi

                      O Patok. Mos harro krye Al Kaponen qe del pernate tek penxherja e halese se tij dhe ju te mjere foltorista jargaviteni duke degjuar cmendurite e tij.

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje