“Do të shpëtoj Britaninë”, influenceri i njohur kërkon të kandidojë si kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar

6 Janar 2025, 15:58Lifestyle TEMA
“Do të shpëtoj Britaninë”, influenceri i njohur

Andrew Tate ka habitur sërish hapësirën e rrjeteve sociale, teksa influenceri i njohur ka shpalosur ambicien e tij për të kandiduar për postin e kryeministrit në Britaninë e Madhe. “Postim serioz. A duhet të hyj në politikë dhe të kandidoj për kryeministër të Britanisë së Madhe?”, pyeti ai ndjekësit e tij në X.

Për momentin atij nuk i lejohet të largohet nga Rumania, aty ku jeton prej vitesh, pasi ndaj tij janë duke u kryer hetime të reja për një sërë akuzash penale.

Prokurorët kanë akuzuar Tate dhe vëllain e tij Tristan për blerjen e katër makinave luksoze dhe regjistrimin e tyre në emra të personave të tjerë për të fshehur të ardhurat e asaj që ata e përshkruajnë si aktivitetin e tyre të paligjshëm.

Tate, i cili ka kombësi britanike dhe amerikane u bë i famshëm në rrjetet sociale pas deklaratave të tij të bujshme dhe kontraverse lidhur me shumë çështje, ndërsa në vitet e fundit është përballur me drejtësinë në Rumani, ku ka vuajtur edhe disa muaj burg dhe më pas arrest shtëpiak.

1 Komente

  1. S
    Shqiptari

    Jeni ne terezi ju? Cna duhen atrikujt per nje perdhunues dhe urryes motrash e nenash te cilit pjesa me mend e shoqerise nuk I di as emrin. Ky njelloj si feminizmi ekstrem eshte armik I shoqerise se shendoshe dhe familjes. Mos u beni kriminele te familjet duke I dhene platforme ne mes Shqiptareve, Boll kemi gjera tonat te trasheguara me te cilat duhet te merremi dhe dishepuj te Tates ne Shqiperi kemi manget

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje