Herion Mustafaraj publikon bisedën telefonike me Parashqevi Simakun: Dolën disa llafe të padëshiruara

5 Janar 2025, 10:16Lifestyle TEMA
Herion Mustafaraj publikon bisedën telefonike me Parashqevi Simakun:

Aktori Herion Mustafaraj ka reaguar në lidhje me marrëdhënien e tij me  Parashqevi Simaku.

Prej ditësh tashmë ka një përplasje mes familjes Simaku dhe aktorit Herioin Mustafaraj, pasi mbesa e këngëtares, Ina Simaku, tha se do ta denonconte aktorin në Polici se po i shqetësonte.

Së fundmi aktori ka ndarë një video në rrjetet sociale, teksa shihet duke biseduar në telefon me Parashqevinë.

“Unë ta thash ty o zemra, Ilirit ti ja merr telefonin dhe i thua i thua dua të flas me Herionin. Ti e pe ça na bënë aty.

Vivi dëgjo vëllain, mua mu hap icik punë te hoteli se dolën ca llafe që ishin të padëshiruara që s’kishin ndodhur, u shpikën dhe kam shumë probleme zemra më kupto Herionin, se unë dua të jem me ty çdo sekond, nuk e kam problem fare. Kam dashuri e dëshirë...”, dëgjohet të thotë ai ndër të tjera.

Kujtojmë që pak javë më parë mbesa e Parashqevi Simakut, Ina Simaku tha se familja e saj do të ndërmarrë veprime ligjore kundër aktorit Herion Mustafaraj pasi ky i fundit ka cënuar këngëtaren.

Në reagimin e saj, Ina Simaku shkruante se Herioni, i cili punon në të njëjtin hotel ku po qëndron dhe Parashqevia, ka hyrë pa leje në dhomën e saj duke përdorur kartën e punës, gjë që i ka cënuar rëndë privatësinë e saj.

Gjithashtu në reagim thuhej se ai kishte destabilizuar gjendjen e saj emocionale duke i thënë gënjeshtra si dhe duke e bindur Parashqevinë se do të jetë ai që do t’i mundësojë asaj takimin me djalin, Luka dhe ish-bashkëshortin Robert Nolfe.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Herion Mustafaraj (@herion_mustafaraj)

 

11 Komente

  1. e
    eli-tiv

    ...ka marre aprovimin e Parqshqevise per publikkimin e bisedes..?

    Përgjigjjuni
    1. T
      Toni

      Po kjo Ina ku ishte gjitge keto vite?

      Përgjigjjuni
      1. S
        Skenar Bosh

        Ky eshte nje skenar i krijuar nga te gjith kta qe duan 5 minutshin e tyre te fames. Nje ish kengetare qe na doli Diva, nje krijese e konfuzuar qe nuk di cfare eshte vet femer apo mashkull, nje nip qe ka qe ne tetor ne USA gjasme po kerkonte hallen dhe se fundi nje Herion, nje mbese dhe nje vella.. Ku ishin kta njerez 8 vitet e fundit? Aq me teper kur zonja ka treguar vet se Shqiptaret e New Yorkut e dinin ku ishte, ku rrinte, ku flinte. Nuk paska qene aq sekret i madh ku krijesa e konfuzuar doli shpetimtar.. me gjithate te pakten ai/ajo e nxorri nga ku ishte. Shpetimtari i saj sic do te duket... Presim filmin e radhes ku te gjithe protagonistet do te shperblehen per "Shpetimin e Dives" se muzikes Shqiptare.

        Përgjigjjuni
        1. Y
          Ylb

          Nuk ka konfuzion aty, por si injorant qe je te duket si konfuzion. Te jesh pa gjini eshte nje nga menyrat e mundshme te ekzistences, pavaresisht seksit biologjik ne lindje. Pastaj, se ke rene pre ti e indoktrinimit te rendomte fashist ne shoqeri te prapambetura si kjo e jona ku seksi dhe gjinia e nje personi akoma perceptohet dhe barazohet si e njejte, kjo flet me shume per konfuzionin dhe nivelin e inteligjences tende. Sic flet edhe gjithe konspiracia qe derdellite ketu. Te shkoje ti ta ndihmoje meqe flet me kaq kompetence, po ti qenke per ndihma per vete.

          Përgjigjjuni
          1. A
            Arzt

            Jo o kar jo. Gjinite dy jane. Te hidhesh pupthi ti dhe loqet si ty!

            Përgjigjjuni
      2. Z
        Zylo

        O Herion o BIG LOSER lëreni të qetë zonjën me hallet që ka apo erdhi torta dhe të marr një pjese dhe Herioni.

        Përgjigjjuni
        1. G
          Gezim.kallani.

          O.heron.o.legen.mos.e.shqeteso.parashqevine.lere.ne.hallet.e.saj.shko.pastro.shkallet.e.hotelit.per.at

          Përgjigjjuni
          1. T
            Trik

            Ky qenka psikopat. Deshire e semure per protagonizem.

            Përgjigjjuni
            1. M
              Marko

              Nuk po e kuptoj. kush eshte ky Herioni? ne titull thuhet "aktor" e ne tekst del se punon ne hotel. a eshte puinetor ne hotel apo eshte aktor? apo eshte duke punuar ne hotel si aktor?

              Përgjigjjuni
              1. E
                Eli

                Njeri pafytyre ky Herioni. Burracak qe perflet nje femer, nje nene nje grua .

                Përgjigjjuni
                1. E
                  Edi

                  o zemra.... per te vjelle!

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje