Kim Kardashian ka ndarë një seri fotosh “behind the scenes” nga Coachella Valley Music and Arts Festival, por një detaj i vogël ka mjaftuar për të “shpërthyer” rrjetin.
Në postimin e publikuar në Instagram më 16 prill, Kardashian shfaqet me një stil të guximshëm, e veshur me një bodysuit të zi dhe pantallona lëkure, të kombinuara me zinxhirë argjendi.
Por ajo që ka tërhequr më shumë vëmendje është një moment ku duket dora e Lewis Hamilton, me tatuazhet e tij karakteristike, e vendosur rreth belit të Kardashian, teksa ajo qëndron në prehërin e tij në një golf cart. Ky detaj ka shtuar ndjeshëm spekulimet për një lidhje të mundshme mes tyre.
Në pjesë të tjera të postimit, Kardashian shihet duke pozuar me miq dhe duke shijuar atmosferën e festivalit, përpara koncertit të Justin Bieber. Ajo e ka shoqëruar albumin me përshkrimin: “Coachella Hallelujah”.
Ky nuk është rasti i parë që dyshja shfaqen së bashku. Më herët, Hamilton kishte publikuar një video nga një udhëtim në Tokio, ku Kim shfaqej në makinë, duke rritur më tej dyshimet për raportin e tyre.
Sipas burimeve pranë tyre, Kardashian dhe Hamilton kanë kaluar kohë së bashku edhe në prani të familjarëve, ndërsa piloti përshkruhet si “i qetë dhe me energji të mirë”, duke u pritur pozitivisht nga rrethi i ngushtë i saj.
Lini një Përgjigje