Dua Lipa shfaqet me barkun e rrumbullakosur duke shëtitur në Londër

26 Korrik 2024, 10:15Lifestyle TEMA

Dua Lipa shfaqet me barkun e rrumbullakosur duke shëtitur në


Këngëtarja Dua Lipa është shfaqur me barkun e rrumbullakosur, në një video të publikuar në llogarinë e saj në “Instagram”.

Në fakt, këto pamje vijnë nga prapaskenat e xhirimeve për një reklamë, për kompaninë e automjeteve, “Porsche”.

Në video, Dua duket teksa shëtit me barkun e madh, duke i befasuar të gjithë sikur të ishte shtatzënë. Por, kur e pyesin, ajo me humor përgjigjet: “Shumë tacos”. Në një tjetër prapaskenë, artistja shfaqet me fustan nusërie.

Ndërkohë, aktualisht, Dua Lipa ndodhet në Prishtinë, ku do të marrë pjesë në “Sunny Hill Festival”.

Lini një Përgjigje