Ec dhe shkruaj: Si po përshtaten qytetet me ‘korsitë për mesazhe

28 Nëntor 2025, 15:47Lifestyle TEMA
Ec dhe shkruaj: Si po përshtaten qytetet me ‘korsitë për

Dërgimi i mesazheve gjatë ecjes po bëhet një problem gjithnjë e më i dukshëm në rrugët e qyteteve të mbushura me njerëz. Për të shmangur përplasjet dhe për të ruajtur sigurinë, disa vende kanë nisur eksperimente interesante: trotuaret ndahen në dy pjesë, një për ata që ecin normalisht dhe një për këmbësorët që nuk lëshojnë telefonin nga dora.

Nga eksperimentet e National Geographic në Washington D.C., deri te “korsia për mesazhe” në Antwerp të Belgjikës, këto ide u bënë virale dhe tregojnë mënyrat se si qytetet po përpiqen t’i përshtaten zakoneve të reja të përdorimit të teknologjisë.

Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se shumica e këtyre korsive janë eksperimentale ose stunts marketingu dhe nuk janë ende masa zyrtare të miratuara në nivel qyteti. Ideja kryesore mbetet e njëjtë: të gjehet një balancë midis teknologjisë dhe sigurisë së këmbësorëve.

Kjo tendencë nënvizon sfidën e qyteteve moderne për të menaxhuar njerëzit që shpesh i përkushtohen ekranit të telefonit, duke harruar ambientin përreth.

Lini një Përgjigje