Ermal Mamaqi iu përgjigjet komenteve negative për librin e tij: S'pretendoj të marr Nobelin

12 Nëntor 2022, 12:06Lifestyle TEMA

Ermal Mamaqi iu përgjigjet komenteve negative për librin e tij:

Që nga momenti kur Ermal Mamaqi promovoi librin e tij të ri, “Në garë me veten” nuk munguan kritikat, paragjykimet dhe komentet negative nga njerëz të njohur e të panjohur. Një pjesë e mirë e tyre janë treguar skeptikë dhe pretendojnë se të tilla libra hidhen në shitje vetëm për biznes.

Madje nuk kanë munguar as debatet publike. Kujtojmë këtu ironitë mes Iva Tiços dhe Ermal Mamaqit virtualisht si dhe përballjen e tij me gazetarin Flavio Qarri.

Për t'i dhënë fund njëherë e mirë komenteve të këtij lloji, Ermali vendosi t'i sqarojë përmes një postimi në Instagram, ku qartazi lexohen komente jo dhe aq dashamirëse për librin e tij të ri. Në përshkrimin e fotos, Ermali shkruan:

"Lexoj disa prej komenteve në rrjet dhe më vjen keq që konstatoj se mentaliteti i shoqërisë sonë ka ndryshuar pak ndër vite. E njëjta gjë ndodh me çdo projekt timin. I njëjti proces, tashmë i parashikueshëm. Ulem, punoj, bëj plot pasion dhe dëshirë projektin që dua të realizoj.

Më tej, vjen një valë e madhe kundërshtish, paragjykimesh, sulmesh nga njerëz që dinë fare pak për mua. Vetëm atë që kanë parë në ekran, por edhe atë në shumë raste mund ta keni keqkuptuar. Më pas, e gjithë kjo energji negative e akumuluar, kthehet në konsum dhe në fund, në duartrokitje.

Sipas një hulumtimi që kam bërë, në botë shkruhen përafërsisht 1 milionë libra në vit. Jetojmë në një shoqëri të lirë, ku çdo njeri ka të mundësinë të shfrytëzojë të drejtat themelore, në këtë rast, lirinë e shprehjes. Është tregu që i bën më pas ndarjet, sipas meritave dhe aftësisë.

Në librin “Në garë me veten”, nuk kam bërë gjë tjetër, veçse kam treguar copëza nga historitë e jetës sime, mësimet që kam marrë në trajnimet e shumta dhe reflektimet e mia personale nga gjithçka kam kaluar. Aty do të gjeni të rrëfyera me shumë sinqeritet, ngjarje që nuk i kam treguar asnjëherë më parë dhe kjo është bërë me qëllimin për të ndihmuar ata që gjenden në të njëjtat rrethana dhe vënë në dyshim veten nëse mund t`ja dalin.

Nuk e di pse kjo iniciativë shihet si një sfidë ndaj shkrimtarëve apo kandidaturave për “Nobel” në vitin e ardhshëm, kur unë nuk kam shfaqur ndonjë pretendim të tillë. Shihini gjërat kthjellët, ashtu si ato janë. Në librin tim madje mund të mësoni se si t'i menaxhoni më mirë emocionet dhe kjo do t'ju vlejë shumë.

Kudo në botë, artistët, futbollistët, trajnerët e motivimit, ndajnë historitë dhe përvojat e tyre jetësore me të tjerë. Edhe ju, jeni po aq të lirë të shkruani, të realizoni gjithçka ju vjen në mend, pasi asnjë dëm nuk mund të vijë nga krijimtaria dhe aq më pak, nga një libër vetëzhvillimi.

Uroj shumë që kohën tuaj ta përdorni në mënyrë më produktive (ashtu si unë kur realizoj projektet e mia) dhe nëse doni të dini diçka më shumë edhe për këtë, mund të gjeni disa këshilla të shkruara në libër"- shkruan Ermali duke i këshilluar dhe uruar të gjithë të bëhen "versioni më i mirë i vetes".

16 Komente

  1. J
    Jorgo

    o Mamaqi... s'e kupton qe pavaresisht sa leke ke bo zotnia jote askush nuk do qe te jete si ty?!!! kaq e thjeshte eshte mor djale...

    Përgjigjjuni
    1. B
      Breshka , shiu dhe Rahmiu

      Fakti qe e komentojne eshte sukses edhe me i madh....lol

      Përgjigjjuni
      1. k
        k

        Si provincjalë injorantë që jeni mund edhe ta krijoni një nobel në rrogoxhinë dhe t'ja jepni njëri-tjetrit siç beni vipa drogaxhijtë,hajdutët dhe kriminelët. Në moçalin ekzistencial të Kamçatkas kulturale,çdo gjë mund të ndodhë.

        Përgjigjjuni
      2. S
        Sara

        Nga permbajtja, me duket me shume si nje pegjigjie ndaj vetes ose maksimumi Amit...

        Përgjigjjuni
        1. ?
          ????

          O njeri ti je "EKSPERIMENT QE KANE BERE MEDIAT" por akoma nuk e ke kuptuar.

          Përgjigjjuni
          1. t
            thjeshte perciptas rreth fenomenit VIP

            Mendoj se Ermali e shikon te gjithe kte "Kakofoni Mediatike" nga kendveshtrimi Personal duke mos arritur dot te depertoje ne ate " Revolt Kritikash Pakenaqesie" vershuar ndaj Librit te tij . Ermali duhet te kuptoj ,se kjo Revolte nuk ka te bej direkt me Personin Ermal por me ate Model allla VIP qe eshte ndertuar ne ate shoqeri ne kto 31-vjet Marrezi Totale pra ku jane krijuar Konjuktura grupesh te Strukturuara ne Medie e TV qe mbeshtetsin nga pas Njeri-Tjetrin ne gjithcka ata bejne .te ardhur ne ato poste rastesishte perfituar nga ajo Lajthitje Totale e shoqerise Shqiptare dhe tranzicioni ,pa ndonji merite apo talentin e duhur e qe sot e shikojne veten nen ate Eufori VIP nji eufori artificiale e ardhur si rezultat i suksesve brenda asaj Bordelloje Mediatike ,ku gjithcka funksionon sipas nji Morali ordiener , nen ate menyre qe edhe vet perfaqsuesit e Medieve e TV arriten ne kto Pozicione qe gezojne sot . Ajo qe ndodh sot nuk perjashtin aspak ate rendje si i marre mbas fitimit Parase - siedhe Flavio e bei te qarte ne Tv perball Ermalit edhe pse u pa dukshem se Flavio nuk kishte aspak Deshire per nji Debat te tille dhe fliste pa i kushtuar rendesi fare asaj Teme qe me pare i kishte dhene Tonet e Duhura , Pra Fabio nuk tregion asnji interes me te debatonte me Ermalin dhe te gjithe e pane qe ai ju shmang asaj qe ai me pare kishte Deklaruar . Nuk jame aspak me ate se dikush duket t'I ndaloje Ermalit te shkruaj Jeten e Karieren e tij ,por Ky Pasion i Ermalit ndersh ne kundershtime sepse te gjithe shqiptaret njohin mire Ermalin ,qysh ne fillimet e tij dhe dijne poashtu se nepermjet ciles rruge ka arritur ai te arrije ku eshte sot ! Pra nuk eshte paragjykim ,por nji Reaksion qytetare qe kerkon Reflektim nga kta VIP-a qe neser do na cfaqin Telenovelat e historite e tyre te dashurise ,nderkohe qe nuk kane asgje te vecante vs gjithe qytetareve shqiptare madje eshte e diskutueshme edhe vet Pozicioni i tyre ne TV e Medie ku siedhe dijme ne Shqiperi nuk jane zgjedhur ne baze te rrespektimit te Kritereve apo Talentit etj por sikudo jane nji Produkt i Mediokritetit te asaj qe dominon ate shoqeri prej 31.vjetesh . Pra asgje nuk eshte personale me Ermalin por me ate Trend Skandaloz qe per nji shoqeri Normale nuk eshte Korrekt . (jo se shkruan Liber Ermali edhe njiher por Trendy ,se un qe kam e jam "Dikushi" muncdet t'i lejoj vetes gjithcka )

            Përgjigjjuni
            1. P
              Pesimisti

              Shume e sakte zoteri por nuk te degjon kush.Kete vend e ka marre lumi i mediokritetit.Ermali eshte njeri ka shume e shume te tjere qe nga indiferenca totale e asaj plejade te mrekullueshme intelektualesh qe pasur ky vend,e kane bere kete vend te dhjerre.

              Përgjigjjuni
            2. C
              Coli

              O Ermal Mamaqiri do marresh nga te treja ate me te gjatin si çmim

              Përgjigjjuni
              1. A
                Anna

                Pse me, kush e di e merr.Ti cfare nuk ke marre,s`po merr Nobelin.

                Përgjigjjuni
                1. L
                  Letersia ne Ferr !

                  Anna , Amy qe ai ka marr ndryshon nga ato qi aludon ti ,akoma me pak Nobelin qi kadareja i shket i zvarrite me gjuhen jashte deri ne vdekje . Poooooor kemi ala nji shpres ; Flitet te behet Filme nji nga veprat e Kermes Komunsite ose me sakt Karkaterit te Kurves Komuniste fashatarit me te ndyre te Historis se Letersise _Surrat Vrerosurit qe tashme ka shku ne Boten tjeter , Zykua !!!!!!!!!!!!! haaaaaaaaaaaaaaaahhhaaaaaaaaaaaaaahhha a nuk duhet me i dhi me koke kta Komike te Medieokritetit Njerezore ? Nderkohe qe me shume vota ka pas marre Kakareja nga Zhuria me Cufon haaaaaaaaahahahaha o Zot na shpeto nga ky Ferr !

                  Përgjigjjuni
                2. S
                  Shqip...

                  Ajo qe Flavio Qarri deklaroj ne ABC ne mos gaboj ,ka te bej me ate se ,tipa si Ermali qe nuk vojn nga nji begraund i meritokracise e nji talenti te spikatur ne Ekran apo Krijimtari ,s'mundet t'i afrohen asaj shoqerie ,asaj rinioe si nji Model ! - Nqs nese Grida ,qe ka njohet e duhura ne Politike e Medie na cfaqet si Shkrimtare dhe shkruan histerite e saj te dashurise , kjo s'do ishte Mesazhi i duhur per rinine e nji shoqeri qytetare ku Morali eshte ne cdo rast ai qe ruan Ekujlibrat ne nji Shoqeri . ose te shkruaj Monika Kryemadhei te cikes s'i mungojne as Miljonat por edhe as Njerzit e Servilat e asaj Bote Mediokre apo edhe Shtetpite e Botimit kriteret e se cileve eshte fitimi ,paraja ne ato shtepi Botimi qe i ngjane Dyqaneve te Prasit ,Trangujve e patave . Pra eshte nji Reagim qytetare per te ruajtur Nivelet e ku Morali te ket vendin Kryesore ne gjithcka ne shoqeri duke mos banalizuar edhe Krijimtarine si u be me Politiken , me Televizionet me Mediet etj qe te gjthe jemi deshimtare te ktij degradimi te Vlerave

                  Përgjigjjuni
                  1. P
                    Petrit

                    Publiku i thjeshte , me ane te komenteve qe nuk i paskan pelqyer Ermalit, do te thote qe : ne teresine tende, NUK JE MODEL I MIRE PER T`U NDJEKUR. Thjesht dhe paster.

                    Përgjigjjuni
                    1. Y
                      Ylli

                      Nobelin?Pse jo?Cfare Kane me shume ata qe e fitojne.Ty ste mungon asgje.

                      Përgjigjjuni
                      1. K
                        KURVARI

                        Mbasi te qi Amin do te jap mendim mbi cilesine e librit

                        Përgjigjjuni
                        1. E
                          Era

                          O Ermal,i the Flavio Qarrit; libri kushton 300l. Shkoj të blej, librin, kushtonte 1200l Flavio ka pas të drejt kur ka thënë mashtrus,gënjeshtar.

                          Përgjigjjuni
                          1. H
                            Hasani i biri Hysenit

                            Mamaqi! Ti e meriton Nobelin! O,ti,o askush! Sa te pelqen vetja, tipike per ata qe jane anonime!

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje