Vrau shoqen shtatzënë dhe tentoi t’i merrte fëmijën, dënohet me vdekje 29-vjeçarja

12 Nëntor 2022, 10:05Lifestyle TEMA

Vrau shoqen shtatzënë dhe tentoi t’i merrte fëmijën,

Një gjykatë në Teksas dënoi me vdekje një 29-vjeçare të mërkurën për vrasjen e një gruaje shtatzënë të cilës donte t’i merrte vajzën e saj të palindur.

Juristët u kthyen me dënimin kapital për Taylor Parker, 29 vjeç, pasi diskutuan për pak më shumë se një orë, raportoi Texarkana Gazette.

29-vjeçarja e kreu krimin makabër në tetor të vitit 2020, ku fillimisht e rrahu viktimën dhe më pas i preu barkun për t’i marrë fëmijën.

Simmons-Hancock, e cila ishte 35-javëshe shtatzënë u gjet e gjallë pas sulmit që ndodhi në shtëpinë e saj në Neë Boston, në sytë e vajzës tre vjeçare.

Fëmija i palindur nuk arriti të mbijetojë, ndërsa sipas autoriteteve autorja e ka kryer veprimin pasi ka dashur ta marrë foshnjën si të sajën.

Prokurorët thanë se në para vrasjes Parker ishte maskuar si shtatzënë, kishte falsifikuar ultratinguj dhe kishte bërë një festë për zbulimin e gjinisë.

4 Komente

  1. D
    Dyli

    Texas, vendi i idioteve te Amerikes.

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nik

      Bravo Gjykata e Texasit!

      Përgjigjjuni
    2. X
      Xana

      X -i si e pa njohura qëndon te , ç'e shtyu , jo të idio-tizimi përmbledhës .

      Përgjigjjuni
      1. L
        Llesh Leshatori

        Ne veprojme ndryshe nga Texas, personi qe vrau 4 police dhe plagosi 2 te tjere ne 2009 ne Durres tani shpejt do e nxjerrim nga burgu me 10 ⭐️ dhe do I japim titullin hero I shqiperise. Ja pra ktu merni shembull, Texas eshte shtet I prapambetur. Desh harrova urimin, nga gjyshja e brezi poshte r…t ku ti ken politikanet tone. ????

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje