Europa Lindore vs. Perëndimore: Cila ka sistemin më të mirë shkollor?  

5 Shtator 2022, 21:50Lifestyle TEMA

Europa Lindore vs. Perëndimore: Cila ka sistemin më të mirë

Ndryshimi mes shkollës së Europës Lindore dhe asaj Perëndimore ka qenë një pikë e nxehtë diskutimi prej dekadash të tëra.

Çuditërisht, edhe pse ditët e sotme bota ngjason më tepër me një ‘fshat të vogël urban’ diferencat mes këtyre dy rajoneve ekzistojnë ende.

Perdja e hekurt nuk ishte ‘kufiri i parë imagjinar’ që nisi të ndante Europën lindore nga ajo perëndimore.

Në fakt, që prej skizmës së famshme në Kishën Romake mes asaj Katolike në Perëndim dhe asaj Bizantine në Lindje, nisi të ndjehej një konkurrencë e qartë mes shteteve të lindjes dhe atyre të perëndimit – një ndarje që u thellua edhe më tej gjatë Luftës së Ftohtë dhe afrimit gjithnjë e më shumë të Europës perëndimore me Amerikën e Veriut.

Por le të kthehemi tek shkollat…

Prindërit tanë kanë qenë të parët që e kanë lavdëruar sistemin e rreptë dhe disiplinën e shkollës ruse – por sa të ndryshme janë vërtetë këto sisteme shkollore?

Për të mos harruar ato historitë e nxënësve që emigrojnë nga Evropa lindore në atë perëndimore ose në SHBA të cilët kalojnë një apo dy klasa përpara?

Çfarë i dallon kaq shumë këto sisteme nga njëri-tjetri?

Le të përpiqemi ta zgjidhim këtë misteri njëherë e përgjithmonë!

Origjina

Të dy sistemet arsimore kanë origjinë thellësisht të ndryshme.

Ndërsa Evropa Perëndimore i ka rrënjët në Athinë, Romë dhe Fetë Judeo-Kristiane, Europa Lindore është ndikuar nga një miks kulturash si Kristianizmi Ortodoks, Islami madje edhe filozofia kineze e Konfucianizmit!

Rrjedhimisht, Edukimi Perëndimor ndjek mënyrën e të mësuarit Platonian – i cili vlerëson mësimin aktiv, dialogun dhe të menduarit kritik, ndërsa Edukimi Lindor, vlerëson disiplinën dhe të mësuarit pasiv.

Në terma të përgjithshëm, edukimi perëndimor vlerëson të kuptuarit e temave specifike mbi njohuritë e përgjithshme, ndërsa edukimi lindor vlerëson  memorizimin (të mësuarit përmendësh) dhe disiplinën si një nga metodat më efikase.

Diskutimet në klasë apo ato në grup, në Perëndim janë diçka që nxitet dhe komunikimi i vazhdueshëm mes nxënësve dhe mësuesit shihet si një mënyrë e mirë për t’i ndihmuar nxënësit të njohin vetën dhe të komunikojnë idetë e tyre.

Nga ana tjetër, në Lindje, përgjegjësia e plotë për atë që nxënësi duhet të mësojë bie plotësisht mbi mësuesin, mentorin apo maestron!

Megjithatë, ditët e sotme shkollat lindore po mundohen të adoptojnë metoda të shkollës perëndimore, duke shtuar më tepër aktivitetet e lira në klasë dhe duke ushqyer kreativitetin dhe imagjinatën e studentëve.

Në përgjithësi, Perëndimi dhe Lindja mund të shihen si dy anë të të njëjtës medalje, dhe një kombinim i të dy sistemeve, të menduarit kritik, kreativ dhe individual perëndimor së bashku me objektivitetin lindor, disiplinën dhe rreptësinë, do të përbënin të mesmen e artë dhe metodën më ideale për të mjeshtëruar çdo aftësi apo shkëlqyer në çdo profesion!

Perceptimi mbi edukimin në Perëndim:

Kreativiteti

Gabimet trajtohen në mënyrë pozitive dhe si mundësi për të mësuar

Diskutimet e hapura

Projektet me shkrim ose prezantimet shpesh herë në vend të testeve dhe provimeve

Perceptimi mbi edukimin në Lindje:

Mësimi përmendësh

Konkurrenca e lartë

Rregulla të respektuara rreptësishtë

Rëndësi ndaj notave dhe provimeve

Konformiteti inkurajohet

Kritika shihet si diçka pozitive për t’i shtyrë nxënësit të përmirësojnë performancën.

5 Komente

  1. D
    Dajti

    Nuk ka prerje te tille sic pershkruhet ne kete artikull.Shkollat e lindjes kane addoptuar shume metoda te mesidhenies se perendimit.Nje gje dihet me siguri nxenesit e lindjes performojne me mire ne matematike dhe shkence Perendimi performon ne te lexuar dhe shkruar

    Përgjigjjuni
    1. A
      Andreas

      Fuck offfffff!!!!

      Përgjigjjuni
      1. A
        Arben

        Nuk mund te behet kjo analize dhe krahasimi midis lindjes dhe perendimit ne nje artikull te tille te ceket.

        Përgjigjjuni
        1. g
          greg

          lindja pa diskutim

          Përgjigjjuni
          1. M
            Mira

            shkolla vleresohet nga produkti, mjafton te shohesh cka prodhuar seicili sistem keto 100 vjet te pakten per te bere vleresimin.... Te tjerat jane llafe kot

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje