Fjalimi prekës i Big Mamës për Shpat Kasapin: Kjo nuk është lamtumirë, por shihemi përsëri

30 Nëntor 2025, 15:00Lifestyle TEMA
Fjalimi prekës i Big Mamës për Shpat Kasapin: Kjo nuk

Familjarë, miq, kolegë dhe dashamirës i dhanë lamtumirën e fundit këngëtarit të njohur të muzikës shqiptare, Shpat Kasapi, në Pallatin e Kulturës në Tetovë.

Një nga miqtë më të ngushtë të Kasapit, Big Mama, mbajti një fjalim emocionues, duke përshkruar boshllëkun që ka lënë Shpat dhe dashurinë që do të mbetet përjetë në zemrat e tyre.

“Sot jam këtu në këtë skenë që për ne të dy s’ka qenë thjesht skenë, ka qenë fillimi ynë, vendi ku kemi marrë frymë për herë të parë si fëmijë dhe si artistë. Këtu kemi ndarë ëndrra, frikë, gëzim dhe kemi rritur talentin, shpresat dhe miqësinë tonë.

Sot skam fjalë që të përshkruaj boshllëkun që ke lënë. Ke ikur shumë herë padrejtësisht. Shpat, miku im, kemi nisur bashkë prej këtu dhe prej këtu po të them lamtumirë.

Do të na mungosh. Por ti s’ke vdekur; zëri yt, muzika dhe dashuria që ke lënë pas do të jetojnë përgjithmonë. Po të lëshoj me lot, por të mbaj në shpirt. Kjo nuk është lamtumirë, miku im, kjo është shihemi prapë”, u shpreh ajo me lot në sy.

4 Komente

  1. D
    Daniel

    Big kaka qan per shpat spaten

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shkërdheni

      Turp të kesh o i paemër me emrin Daniel. Lëri njerëzit të shprehen si dinë në ditët e tyre më të zymta.

      Përgjigjjuni
      1. B
        Big Kaka

        Ate them dhe une, Big Kaka

        Përgjigjjuni
      2. A
        Artan

        Po mire o trapa, edhe emrat shqiptare nuk doni qe t'i shquani tani. Nuk thuhet "boshllëkun që ka lënë Shpat" o idiotë.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje