VIDEO/ Melania Trump krijon kompani filmike, prezanton edhe dokumentarin për jetën e saj

29 Nëntor 2025, 15:40Lifestyle TEMA
VIDEO/ Melania Trump krijon kompani filmike, prezanton edhe dokumentarin

Melania Trump ka hapur një kapitull të ri në karrierën e saj, duke krijuar kompaninë e prodhimit filmik “Muse Films”.

Gjithashtu ajo paralajmëroi dhe dokumentarin e shumëpërfolur mbi jetën e saj, i cili mbështetet nga një marrëveshje me vlerë 40 milionë dollarë me Amazon.

Në një postim në platformën “X”, zonja e parë e SHBA publikoi logon zyrtare të kompanisë dhe një promo 10-sekondësh të dokumentarit me titull “Melania”, që do të shfaqet ekskluzivisht në kinematë në mbarë botën më 30 janar 2026.

Videoja promovuese shfaq një logo elegante “M” në të zezë dhe ngjyrë argjendi, duke sinjalizuar hyrjen e saj në botën e filmit, shkruan Daily Mail.

“Prezantojmë: MUSE FILMS. Kompania ime e re e prodhimit. MELANIA, filmi, ekskluzivisht në kinematë në mbarë botën më 30 janar 2026”, shkroi Melania.

Në film priten të shfaqen edhe Presidenti Donald Trump dhe djali i tyre Barron.

Sipas raportimeve, marrëveshja me Amazon është arritur në fund të vitit të kaluar, disa javë përpara inaugurimit të Donald Trump. Ky konsiderohet investimi më i madh i Amazon në një dokumentar deri më sot.

Gjatë një interviste në Fox & Friends, Melania tha se xhirimet nisën në nëntor dhe dokumentari pasqyron jetën e saj të përditshme, përgjegjësitë dhe përgatitjet për rikthimin në skenën publike.

“Kisha dëshirë të bëja një film për jetën time, ndaj i kërkova agjentit tim të më siguronte marrëveshjen”, theksoi ajo.

5 Komente

  1. B
    Bravo Melania nga Sllovenia

    Pse jo, bravo Melania! 10 gjuhe i din perfekt, 7 universitete i ka kryer, burre gjeni ka marre, cfare duhet me teper per te bere filma oer te rritur e ciliminje?! Nga emigrante pa letra u be qytetare me letra, dhe i shpetoi deportimit nga administrate e te shoqit.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Me pelqen KInemaja

      sa mire qe bere Zonja Melani TRamp...dhe filmi i Pare do te jete:Ku Burri jote Donald TRampe..pallon POrno Stare Deny Daniels??apo dicka m sensasjonale 1-TRamp me kurvat Russe Shurrosin Krevatin e ish.Presidentiti Obama ne Moske...gjithe se si do te kete shume Shikues"??

      Përgjigjjuni
      1. H
        Hahahahahahaha

        Eskorta e familjes bordello Trap, me nje tjeter mut per te zhvatur trutharet.

        Përgjigjjuni
        1. X
          X

          Kujt i plasi bytha te shohe dokumentar per jeten e nje prostituteje sllovene te martuar me nje plak milioner pervers. Ke me lopate.

          Përgjigjjuni
          1. K
            Kutuzovi

            Filmi i vertete do to behet mbas nja 10 viteve sesi ka vepruar agjentja e KKB-se ne depertimin e hierarkise Amerikane deri ne rekrutimin e manjakut seksual qe sot eshte president i Amerikes!

            Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje