Reperi i njohur me origjinë nga Kosova, Azet, ka reaguar publikisht pas raportimeve të mediave gjermane, të cilat shkruanin se një pajisje kishte shpërthyer mbrëmjen e së mërkurës në hyrje të një pallati apartamentesh në Düsseldorf, objekt që figuron në pronësi të artistit.
Lajmi ngriti shqetësime të menjëhershme tek fansat dhe publikun, pasi shpërthimi u raportua si i dyshimtë. Mirëpo, Azet vendosi t’i japë fund spekulimeve me një deklaratë të qartë në llogarinë e tij në Instagram.
Reperi sqaroi se nuk ka qenë objektiv i ndonjë atentati, duke theksuar se ngjarja nuk lidhet aspak me të personalisht.
“Nuk ka pasur asnjë atentat ndaj meje. Unë kam disa prona, përkatësisht banesa kolektive. I prekur ka qenë një nga këto objekte - unë vetë nuk banoj aty. Ngjarja nuk ka lidhje me mua”, tha ai.
Azet gjithashtu bëri të ditur se ai zotëron disa pasuri të paluajtshme dhe se apartamenti ku ndodhi shpërthimi është vetëm një nga objektet e tij, pa qenë vendi i tij i banimit.
Aktualisht autoritetet gjermane po hetojnë rrethanat e incidentit, ndërsa nuk ka raportime për të lënduar.
Ne Gjermani e gjeten keta kriminelet te bejne krime ! hajd se ja ndegjoni zerin shume shpejte kure te kapen ! vetem nese fluturojne tek Alienet shpetojne ! pastaj hopa ne burg si cecua.... Pastaj fillojne dhe qajne dhe behen pishman , ngaqe ju dhimbsen familiaret qe ju bejne hyzmet komshijnte !

Raper me emer Azer!? O Zot cfare tjeter do te na shohen site.... sunit or shiit,pis miliet!
Na çate trapin me keta koqevare , pse thoni Shqipetari !
Po si t'i thonë o koqe. Ti ke shokë në Kosovë, janë ata këllufat që duan të krijojnë kombin kosovar dhe i urrejnë shqiptarët e Shqipërisë.