
Një ditë pas ditëlindjes së saj të 35-të, Antonella Roccuzzo shoqëroi Lionel Messin në gala të FIFA-s.
Futbollisti argjentinas u votua nga kapitenët e ekipeve kombëtare si futbollisti më i mirë i vitit, por pak a shumë ishte e pritshme, gruaja e tij vodhi vëmendjen në gala.
Antonella Roccuzzo është shfaqur në event e veshur me një fustan të zi të gjatë, por ka qenë çanta e saj ajo që ka lënë përshtypje.
Ishte një çantë e kuqe në formë trëndafili, e cila është pjesë e koleksionit të markës italiane Dolce & Gabbana.
Çanta është prej lëkure viçi me model iguana dhe është shumë e veçantë në dizajnin e saj.
Çmimi i tij është 6930 euro dhe sipas raportimeve në Argjentinë është një dhuratë nga Lionel Messi për gruan e tij.
Qeka cop cop. Dhurate eshte 7000 euro. Hajde shiko tek ne gjyqtar prokuror politikane. Cant qe morin buken e kon 10mi euro
Edhe femrat e showbizit shqiptar vishen më shtrenjtë e kanë çanta më të shtrenjta se Antonella e Messit. E të mendosh që figurojnë papunë e të pamartuara një pjesë e madhe e tyre, të pafejuara. Ku i gjejnë lekët?