Juventusi ka hyrë me këmbë të mbarë në Botërorin e Klubeve që po zhvillohet në SHBA, duke fituar bindshëm dy ndeshjet e para dhe siguruar kalimin në fazën e 1/16-ave.
Por, ndërsa bardhezinjtë po shkëlqejnë në fushë, vëmendja në rrjetet sociale po shkon edhe për disa nga tifozet më të zjarrta të klubit torinez.
Një prej tyre është Tatiana Bernardi, një emër i njohur për publikun si ish-modele e “Playboy”, e cila nuk heziton të shfaqë mbështetjen e saj për Juventusin me postime të zjarrta në Instagram.
E njohur për linjat e saj joshëse dhe stilin e guximshëm, Bernardi është kthyer në një ikonë të tifozëve bardhezi online, duke kombinuar pasionin për futbollin me elegancën e saj prej modeleje.
Lini një Përgjigje