Jeff Bezos, themeluesi i Amazon dhe një nga njerëzit më të pasur në botë, do të martohet këtë javë me ish-gazetaren Lauren Sánchez në një ceremoni madhështore në Venecia, Itali. Që prej fejesës së tyre në maj 2023, çifti 61 dhe 55 vjeç ka qenë në qendër të vëmendjes ndërkombëtare.
Ngjarja do të zgjasë disa ditë, nga 24 deri më 26 qershor, megjithëse disa burime flasin për 26–29 qershor.
Lista e të ftuarve është kufizuar në 200 persona, por janë emra shumë të njohur. Mes të ftuarve priten: Kim Kardashian, Oprah Winfrey, Bill Gates, Beyoncé & Jay-Z, Ivanka Trump, Jared Kushner, dhe mbretëresha Rania e Jordanisë. Gjithashtu përflitet për emra si Leonardo DiCaprio, Eva Longoria dhe Mick Jagger.
Përflitet se Elton John dhe Lady Gaga janë kontaktuar për të performuar, megjithëse nuk ka konfirmime zyrtare.
Lauren Sánchez mendohet të ketë rreth 27 ndërrime veshjesh gjatë tri ditëve të festimeve. Ajo ka bashkëpunuar me Anna Wintour dhe është parë duke blerë në Dolce & Gabbana në Milano.
Çifti pritet të qëndrojë në hotelin luksoz Aman, buzë Kanalit të Madh – i njëjti vend ku u martuan Clooney-t. Dhomat aty kushtojnë nga 3,000 deri në 32,000 dollarë nata. Gjithashtu janë rezervuar pesë nga hotelet më luksoze të Venecias për të ftuarit.
Shpenzimet e parashikuara janë midis 7 deri në 10 milionë dollarë, një shumë e papërfillshme për pasurinë e Bezos, që arrin në 225 miliardë dollarë.
Kush eshte burri nga keta te dy?