
Një prej ndjekësve e ka pyetur nëse Morena Taraku është apo jo në një lidhje dhe ajo e ka pranuar.
E duket se tani ajo nuk e ka problem të ndajë me ndjekësit surprizat që merr prej të dashurit. Në Instastory Morena ka postuar dy buqeta të mëdha me trëndafila ku janë të vendosur inicialet e emrit të saj, M dhe T.
Edhe pse nuk e ka zbuluar autorin e surprizës, besojmë të gjithë e marrim me mend se është i dashuri i saj misterioz. Edhe pse mundohet të mos jetë kryefjala e mediave rozë, këngëtarja gjithmon tërheq vëmendje në daljet e saj me fizikun tepër në formë.
E komentuar shpeshherë në mediat rozë për jetën e saj private, Morena asnjëherë nuk reagon lidhur me zërat që qarkullojnë. Bukuroshja e cila është shumë aktive në rrjetet sociale ku nuk heziton të reklamojë jetesën e saj luksoze. Mirëpo sa i përket jetës sentimentale, Taraku është përpjekur ta ruajë në mënyrë hermetike.
Lini një Përgjigje