FOTO: Legjenda e futbollit martohet me modelen 15 vite më të re

13 Janar 2023, 16:23Lifestyle TEMA

FOTO: Legjenda e futbollit martohet me modelen 15 vite më të re

Legjenda e Brazilit, Ronaldo do të martohet për herë të katërt në moshën 46-vjeçare, pasi i propozoi të dashurës së tij modele gjatë pushimeve në Karaibe.

Ish-sulmuesi ikonik i Real Madrid dhe Interit dhe Celina Locks njoftuan fejesën e tyre me mesazhin romantik “Të Dua”. 32-vjeçarja bëri publike momentin në Instagram përpara fansave të saj dhe shkroi: “Po, pranoj! Të dua përgjithmonë!”

Një nga personat e parë që uroi çiftin e lumtur, të cilët po pushojnë në Republikën Domenikane, ishte ish-bashkëshortja e Ronaldos, Milene Domingues.

Celina bëhet gruaja e katërt në jetën e Ronaldos. 45-vjeçari ka pasur më parë lidhje bashkëshortore me Milene Domingues, Daniella Cicarelli dhe Maria Beatriz Anthony.

Prej vitit 2019, Ronaldo mban postin e presidentit të Valladolid, skuadrës spanjolle, ndërkohë që vitin e kaluar mori edhe pronësinë e klubit brazilian Cruzeiro.

 

3 Komente

  1. S
    Suksese te metejshme

    Hallall!!

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sara

      baxurrat edhe 100 vjec vdesin per icik p... bjond

      Përgjigjjuni
      1. l
        labi

        i punon vegla ketij se me duket eshte fryre shume dhe djami te ul testosteronin

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje