FOTOT: Elhaida dhe Ledian nisin pushimet e para si çift, ja ku janë “arratisur”

13 Janar 2023, 14:32Lifestyle TEMA

FOTOT:  Elhaida dhe Ledian nisin pushimet e para si çift, ja ku janë

Këngëtarja Elhaida Dani dhe balerini Ledian Agallijaj janë duke shijuar dashurinë e tyre, pas përfundimit të "Dancing With the Stars", aty ku edhe u dashuruan.

Dyshja kanë vendosur t’i dedikojnë disa ditë vetëm njëri-tjetrit dhe kanë nisur pushimet e para së bashku. Këta na e kanë treguar vetë në mediat sociale ku janë shfaqur të dy nga Kroacia.

Dyshja u njohën në “Dancing with the stars” ku lindën edhe ndjenjat mes tyre. Pasi pranuan romancën e tyre në publik, Elhaida dhe Lediani, përveçse u duartrokitën nga shumë njerëz për emocionet që përcollën, patën gjithashtu edhe shumë kritika në rrjet.

Njerëzit paragjykuan faktin që pak kohë më parë balerini ishte në një marrëdhënie me Ditjona Borën, prej rreth 10 vitesh.

Lediani ka deklaruar se ata kanë biseduar bashkë për çdo gjë dhe se lidhja e tyre është reale. Nga ana tjetër, Elhaida është shprehur se të dy kanë qenë beqarë kur nisën lidhjen e tyre dhe ka kërkuar që njerëzit ta lënë ta jetojnë historinë.

 

3 Komente

  1. d
    dhendrri

    na plasi kari

    Përgjigjjuni
    1. b
      ben

      na plasi saliu se ku shkojn kta.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sara

        nje sorre dhe nje korb

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje