FOTO: Mbreti Charles dhe Camilla qëllohen me vezë gjatë një vizite

9 Nëntor 2022, 18:05Lifestyle TEMA

FOTO: Mbreti Charles dhe Camilla qëllohen me vezë gjatë një

Mbreti Charles III dhe Mbretëresha Consort Camilla u gjuajtën me vezë gjatë një vizite zyrtare në York, ditën e sotme. Çifti ishte duke përshëndetur shikuesit në qytetin verior anglez, kur katër vezë të hedhura nga një protestues për pak i goditën.

Mbreti nuk reagoi dukshëm ndaj vezëve që përfunduan pranë këmbëve të tij, duke kaluar mbi rrëmujën, ndërsa ai dhe gruaja e tij vazhduan të përshëndesnin fansat mbretërorë.

Aktivisti i rebelimit, Patrick Thelwell, i cili u identifikua si personi që hodhi vezët, u dëgjua duke bërtitur, "Ky vend u ndërtua mbi gjakun e skllevërve", sipas Metro UK.

Ai u ndalua nga policia dhe u shoqërua larg nga vendi ku ndodhej mbreti.

2 Komente

  1. M
    Muzaka i Ri

    Po te verteten ka thene.

    Përgjigjjuni
    1. G
      Genti

      Mbreti Karl dhe Kamila. Shkruani shqip se na çatë trapin me injorancën tuaj. Gazetarë leshi.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje