FOTO/ Modelja “thyen rrjetin” në ditëlindjen e 60-të: Pozon krejtësisht n*do dhe shpall publikisht dashurinë me Billy Ray Cyrus

11 Qershor 2025, 15:22Lifestyle TEMA
FOTO/ Modelja “thyen rrjetin” në ditëlindjen e 60-të:

Aktorja dhe modelja ikonike Elizabeth Hurley festoi ditëlindjen e saj të 60-të në një mënyrë spektakolare duke pozuar krejtësisht nudo në natyrë, pasi shpalli publikisht romancën e saj të re me këngëtarin Billy Ray Cyrus.

Në një foto të publikuar në Instagram, Hurley shihet teksa rrezaton vetëbesim dhe sensualitet, duke pozuar në një fushë me diell, e zhveshur, por gjithmonë elegante. “Gëzuar ditëlindjen për mua!”, shkruan ajo në përshkrimin që po bën xhiron e rrjetit.

“Jam e dashuruar…”, shton Elizabeth, ndërsa përmend edhe momentet kyçe të këtij viti për të: 30 vite bashkëpunim me Estée Lauder, 20-vjetori i markës së saj të plazhit dhe një dashuri e re që duket se po lulëzon.

Billy Ray Cyrus, këngëtari country dhe ish-bashkëshorti i Tish Cyrus, nuk qëndroi pas. Ai ndau një foto intime të çiftit duke shkruar: “Gëzuar ditëlindjen dashurisë së jetës sime”.

Në një vit ku Elizabeth sfidoi kohën me energjinë dhe sharmin e saj, duket se edhe dashuria ka trokitur sërish në derë. Dhe fansat nuk kanë mundur të mos reagojnë  me komplimente, habi dhe shumë zili për çiftin më të ri të showbiz-it.

5 Komente

  1. U
    Ujku

    Pa breke eshte dhe moda

    Përgjigjjuni
    1. M
      Miri

      Ne moshen trete e sa te shijon nudoja po ketyre u ka ikur truri jane kthyer ne kafshe ,kafsha nuk njeh norma

      Përgjigjjuni
      1. F
        Folën impotentët

        Liz Hurley po më kënaq shpirtin, super yll grua. Kurse ju dy loqet sipër mërziteni se një grua zhvishet lakuriq, ama nuk ju bën përshtypje një mashkull i shëmtuar laçjan që xhiron goma në bulevard dhe rrezikon jetën e qytetarëve. Lit Hurley është super grua, ti Ujku dhe Miri jeni dy impotentë ziliqarë.

        Përgjigjjuni
        1. T
          Truri eshte grusht me miza.

          Kur vjen ngordhja e kupton qe robot jane pa asnje kuptim te mbahen sidomos kur temperature e lejon mos I mbash.

          Përgjigjjuni
          1. M
            Mero kokebytha

            nuk shohme gje. Pse genjeni o loqet e Tema

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje