FOTO/ Tapeti i kuq i Festivali të filmit në Kanë, pamjet elegante që spikatën

14 Maj 2025, 17:00Lifestyle TEMA
FOTO/ Tapeti i kuq i Festivali të filmit në Kanë, pamjet elegante

Pas shkëlqimit të padiskutueshëm të Met Galas më herët këtë muaj, vjen me entuziazëm mbërritja e edicionit të 78-të të Festivalit të Filmit në Kanë. Me 22 filma të shumëpritur që garojnë për çmimin prestigjioz Palme d’Or, është e pashmangshme që Riviera Franceze të mbushet me yje të famshëm nga e gjithë bota.

Festivali konsiderohet një nga ngjarjet më të rëndësishme në industrinë e filmit, ku jo vetëm shfaqen prodhimet më të mëdha të vitit, por edhe zbulohen vepra të reja të jashtëzakonshme siç ishte suksesi i madh i filmit Anora nga regjisori Sean Baker me aktoren Mikey Madison, i cili më pas fitoi çmimin për Filmin më të Mirë në Oscar 2025.

Pas natës së parë hapëse, tapeti i kuq tashmë është pushtuar nga aktorë dhe figura të njohura të industrisë. Rregullat e reja të veshjes për festivalin këtë vit kanë vendosur kufizime ndaj fustaneve ekstravagante dhe preferojnë linja të pastra e të thjeshta. Në përputhje me këtë stil të përmbajtur, modelja Bella Hadid u shfaq me një fustan elegant të zi nga Saint Laurent, ndërsa Halle Berry nëtare e jurisë këtë vit u dallua me një veshje të strukturuar Chanel.

Festivali do të zgjasë dhjetë ditë dhe pritet të sjellë shumë momente të tjera magjike në tapetin e kuq. Më poshtë mund të shihni disa nga paraqitjet më të mira deri tani nga Festivali i Filmit në Kanë 2025 dhe ende ka shumë për të parë.

1 Komente

  1. .
    .

    Besoj kete vit, rojet e Kanes i kane lene jashte deres 2 palacot, Mamaqi dhe Elvana Muti qe u shtiren si VIP-a boterore dhe nuk i ndali njeri tek pragu se nuk ja priste mendja qe ka edhe budallenj te atij niveli.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje