Influencuesja meksikane qëllohet për vdekje gjatë transmetimit live në TikTok

14 Maj 2025, 12:31Lifestyle TEMA
Influencuesja meksikane qëllohet për vdekje gjatë transmetimit

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Meksikën, pasi influencuesja e njohur në rrjetet sociale, Valeria Marquez, u vra tragjikisht gjatë një transmetimi live në TikTok.

Ngjarja ndodhi brenda sallonit të saj të bukurisë, i vendosur në qendrën tregtare Santa Maria, në shtetin Jalisco. Valeria ndodhej 'live' në Tik Tok dhe dukej shumë e qetë dhe e përqendruar në punën e saj, kur një burrë i panjohur mbërriti në ambient me motoçikletë.

Sipas dëshmitarëve dhe raportimeve të para, autori u paraqit si shpërndarës dhuratash fillimisht. Më pas, pa thënë asgjë, ai nxori armën dhe qëlloi disa herë drejt 23-vjeçares, duke e goditur në kokë dhe në gjoks.

Akti i tmerrshëm u filmua drejtpërdrejt në TikTok. Ndjekësit e saj e panë të shokuar përpara se transmetimi të ndërpritej papritur.

Lini një Përgjigje