Fotoja nudo e Monica Bellucci në ujë bën xhiron e rrjetit

18 Dhjetor 2022, 13:57Lifestyle TEMA

Fotoja nudo e Monica Bellucci në ujë bën xhiron e rrjetit

Monica Bellucci mbetet padyshim një nga femrat më simpatike në të gjithë botën dhe adhurohet për bukurinë e saj nga qindra mijëra fansa.

Italiania me sharmin që e karakterizon, u shfaq në ekspozitën e fotografive të fotografit të njohur Gian Paolo Barbieri dhe tërhoqi vëmendjen e të gjithëve, pasi kishte pozuar e zhveshur.

58-vjeçarja Bellucci zbukuroi galerinë me imazhin e saj, e cila u hap pak ditë më parë në Milano dhe fotoja mbresëlënëse është vendosur në një pjesë qendrore të hapësirës.

Përveç rolit kryesor që merr imazhi i saj në hapësirën mbresëlënëse të ekspozitës, italiania luan edhe në dokumentarin për jetën e fotografit 84-vjeçar me titull “The Man and The Beauty”.

Pamja e saj nudo në ujë arriti me shpejtësi të bëjë xhiron e internetit dhe të tërheq vemendjen e fansave. Sipas informacioneve të Daily Mail, kjo foto e veçantë vjen nga viti 2000 dhe është realizuar për fushatën e Dolce & Gabbana.

Në një tjetër foto për nevojat e së njëjtës fushatë, Monica Bellucci është kapur duke pozuar para aparatit, pa të brendshme me një fustan transparent, ndërsa në gojë mban një cigare.

 

2 Komente

  1. B
    Bellezza del Mondo...sei Tu M.B

    Padyshim_nji Pamje Mrekullueshme feminile _Monica Bellucci _ Ti Amo bella donna ...

    Përgjigjjuni
    1. Q
      Qako Kita

      Elle est belle oui !

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje