
Ishte Rumer, një nga vajzat e Bruce Willis që njoftoi dje përmes rrjeteve sociale se babai I saj vuan nga Afazia, se kjo ka ndikuar në aftësitë e tij kognitive dhe ndaj do të heqë dorë nga aktrimi.
Rumer falenderonte gjithë fansat e babait të saj, etiketonte familjen në status, por nuk jepte më shumë detaje mbi këtë gjendje shëndetësore.
Çfarë është Afazia?
Afazia është një çrregullim gjuhësor. Njerëzit që vuajnë nga afazia mund të kenë probleme me të folurit, të kuptuarit, të lexuarit, të shkruarit, dhe kryerjen e mbledhjeve. Shkaku i afazisë është gjithmonë dëmtimi i trurit.
Pse ndodh Afazia?
Në shumicën e rasteve vjen nga një goditje cerebrale, por edhe një aksident ose një tumor mund ta shkaktojnë Afazinë. Dikush vuan nga një goditje cerebrale kur qarkullimi i gjakut në tru papritur ndërpritet. Kjo mund të ndodhë në dy mënyra: një enë gjaku mund të bllokohet ose një venë gjaku mund të fillojë të rrjedhë.
Shpjegimi shkencor
Si rezultat i një trashje të murit vaskular (trombozë) ose për shkak të një mpiksje të gjakut (emboli), një enë gjaku mund të bllokohet. Ky quhet një infarkt cerebral.
Simptomat
Njerëzit që vuajnë nga Afazia mund të kenë probleme me shumë gjëra që më parë, para Afazisë, kanë qenë shumë normale:
Kryerja e një bisede
Të folurit në shoqëri ose në një ambient të zhurmshëm
Leximi i një libri, gazete ose reviste, ose dhe tabelat e trafikut anës rrugës
Të kuptuarit dhe të bërit shaka
Të kuptuarit e programeve televizive dhe radiofonike
Të shkruarit e një letre dhe plotësimi i një formulari
Kryerja e një telefonate
Kryerja e mbledhjeve, mbajtja mend e numrave, ose veprimet me paratë
Thënia e emrit të tyre ose të emrave të anëtarëve të familjes së tyre
Uroj te mos kete komplikacione te metejshme.....I uroj permiresim te shendetit,sepse me aktore te ketj rangu jemi rritur dhe na vjen keq per vuajtjen qe ka.....sherim sa me te shpejt......