FOTOT: "I shtrembër dhe i turpshëm", statuja 12 metra e lartë e Trump "nudo" shfaqet në autostradën e Las Vegas

1 Tetor 2024, 16:46Lifestyle TEMA
FOTOT: "I shtrembër dhe i turpshëm", statuja 12 metra e

Një statujë 12 metra e lartë, që tregon Donald Trump të zhveshur dhe të zemëruar është ngritur pranë autostradës në veri të Las Vegas, Nevada.

Statuja, e titulluar “I shtrembër dhe i turpshëm”, u vendos më 28 shtator dhe peshon rreth 3 ton. Ajo është ndërtuar nga metal i veshur me shkumë dhe mund të lëvizë si një marionetë përmes disa litarëve.

Krijuesit e saj, të cilët kanë preferuar të mbeten anonimë, e përshkruajnë statujën si një “deklaratë të guximshme për transparencën dhe dobësinë e figurave publike”.

Megjithatë, kritikat kanë qenë të ashpra, duke e cilësuar këtë veprim si një dehumanizim të kandidatit republikan para zgjedhjeve presidenciale të nëntorit.

Mediat thonin se statuja pritet të shëtitet në disa qytete, por datat dhe vendndodhjet nuk janë publikuar sipas rrjetit The Wrap.

 

 

2 Komente

  1. L
    Latif Dreqi

    Po ti bojn Sals njo si kjo e ta vnojn n mexhlis!? Do pataksi dynjon.

    Përgjigjjuni
    1. B
      Black Jack

      I ka hy djalli njerezimit , kohe te keqija priten,

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje