FOTOT: Pamje "apokaliptike" nga Britania e Madhe

12 Gusht 2022, 18:59Lifestyle TEMA

FOTOT: Pamje "apokaliptike" nga Britania e Madhe

Qeveria britanike shpalli zyrtarisht gjendjen e thatësirës në disa pjesë të Anglisë, pas muajve me reshjeve të pakta dhe temperaturave rekord në javët e fundit.

Agjencia e Mjedisit bëri të ditur se “pragu i shkaktimit të thatësirës ishte arritur” në tetë rajone të Anglisë teksa në raport shkruhej se vendi po përjetonte sezonin më të thatë që nga viti 1935.

Mungesa e reshjeve dhe temperaturat e larta kanë bërë që edhe Franca të përballet me një thatësirë rekord teksa po lufton me zjarre të mëdha.

Autoriteti meteorologjik i Mbretërisë së Bashkuar, tha se gjatë periudhës nga janari deri në qershor të këtij viti u regjistruan reshjet më të pakta në Angli dhe Uells që nga viti 1976.

Në deklaratën e qeverisë thuhet se marrja e vendimit për të shpallur gjendjen e thatësirës bazohej në faktorë të tillë si reshjet, rrjedhat e lumenjve dhe nivelet e ujërave nëntokësore dhe rezervuarëve.

Autoritetet u bënë thirrje qytetarëve të menaxhojnë sasinë e ujit të përdorur në këtë periudhë jashtëzakonisht të thatë.

 

2 Komente

  1. B
    Black Jack

    Keq puna

    Përgjigjjuni
    1. @
      @@@@@

      Vet e keni bere natyren te sillet ne keto kushte, ju vendet e fuqishme qe nuk dini te ndaleni. Tani te vuajme, boll tallet menderen me natyren. Radha e shpagimit

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje