Grabitësit telefonojnë... policinë për ndihmë?!

12 Gusht 2022, 15:09Lifestyle TEMA

Grabitësit telefonojnë... policinë për ndihmë?!

Një bandë grabitësish bankash thirri policinë e Romës për t’i shpëtuar ata, pasi tuneli që kishin gërmuar u shemb, raportoi media italiane.

Shërbimet e shpëtimit nxorën dje një të plagosur nga tuneli i shembur rreth orës 20:00 (1800 GMT) dhe e dërguan në spital, ndërsa policia arrestoi tre bashkëpunëtorët e tij.

Policia beson se ishte një nga grabitësit që bëri thirrjen e urgjencës.

Banda, dy romanë dhe dy napolitane, po shfrytëzonin një fundjavë të gjatë, gjatë së cilës mbylleshin shumica e bizneseve italiane, për të hyrë në një bankë ose në biznese aty pranë.

“Na ndihmoni, ju lutem ejani dhe na lironi”, ishte thirrja e dëshpëruar e njërit prej tyre drejtuar policisë.

Shërbimet e shpëtimit, përfshirë specialistë të trajnuar për tërmetet, duhej të hapnin një tunel të dytë.

Burrit të bllokuar iu dhanë lëngje dhe oksigjen, ndërsa puna e shpëtimit vazhdonte.

Lini një Përgjigje