FOTOT: Partnerja e djalit të Jozefina Topallit bëhet kryefjalë e mediave ruse, ja çfarë shkruajnë për të

3 Prill 2022, 13:37Lifestyle TEMA

FOTOT: Partnerja e djalit të Jozefina Topallit bëhet kryefjalë e

Cindy Marina po korr sukses me karrierën e saj në sport si moderatore. Ajo ka zënë faqet e mediave në Itali e Shqipëri, por së fundmi për të ka shkruar edhe portali rus “sport.ru.” 

Ata kanë shkruar për jetën e Cindy-t, ku flasin për karrierën e saj duke filluar si volejbolliste, moderimi dhe deri te kurorëzimi si Miss Shqipëria në vitin 2019.

“Cindy Marina është një modele shqiptaro-amerikane, ish-volejbolliste dhe prezantuese sportive. Cindy (me emrin e supermodeles Cindy Crawford) ka lindur më 18 korrik 1998 në Çikago në një familje shqiptare. Marina filloi të luante volejboll në rininë e saj.

Ajo luajti për ekipin Forza1, ku nëna e saj (një volejbolliste profesioniste) ishte trajnere. Pas mbarimit të shkollës së mesme, Marina iu bashkua ekipit të volejbollit të femrave ‘Duke Blue Devils’ dhe u emërua në ekipin fillestar të ‘Konferencës së Bregut të Atlantikut’ (ACC). Në vitin e saj të dytë, moderatorja bukuroshe u largua nga ‘Djajtë’ dhe filloi të luante për ekipin e volejbollit të grave ‘USC Trojans’. Ajo u kurorëzua Miss Shqipëria në vitin 2019, duke u bërë gruaja e parë e lindur në Amerikë që fitoi ndonjëherë këtë titull.

Në të njëjtin vit, ajo përfaqësoi Shqipërinë në konkursin Miss Universe. Në gusht 2021, Marina u bë mikpritëse e ndeshjeve të futbollit të Serisë A të transmetuara në Shqipëri dhe Kosovë’’, shkruan portali rus sport.ru.

 

4 Komente

  1. G
    Gino

    I lumte Cindit qe I jep nje shtysë proverbave shqiptare,,,"më mire e para e fshatit,se sa e fundit në qytet",,,,,,

    Përgjigjjuni
    1. T
      Trendi

      Ka nje shprehje humoristike ""Karafil Shkodret" Pse prodho kaq shume karafile kjo Shkoderelocja?

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tony

        Cfare e fundit ne qytet ore toca. Kjo qenka yll. Kudo ha burke. Vec urrejtje ndaj diaspores, vend muti. Sa per djalin se njof por i lumte nese e paska zene kte yllin.

        Përgjigjjuni
        1. T
          Tani

          I uroj suksese ciftit dhe zoti i bekofte, urime familjes Topalli. Respekte

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje