FOTOT/ 'Tradita vazhdon', Bleona Qereti dhe fustani i rrjetës në Grammy Awards

2 Shkurt 2026, 10:01Lifestyle TEMA
FOTOT/ 'Tradita vazhdon', Bleona Qereti dhe fustani i rrjetës

Këngëtarja Bleona Qereti, e cila prej vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është bërë sërish pjesë e një prej eventeve më të rëndësishme të yjeve hollivudianë, Grammy Awards.

Bleona ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram video nga kalimi në tapetin e kuq, ku u shfaq tejet provokuese me një fustan gold të tejdukshëm. Veshja linte të dukeshin shumë qartë format trupore të këngëtares, të cilat ishin mjaft mirë të ekspozuara.

Duhet thënë se Bleona nuk ka ndryshuar traditën e saj të paraqitjeve me fustane transparentë prej rrjete, siç ka bërë edhe në evente të ngjashme në të kaluarën, megjithatë kësaj radhe ajo është shfaqur disi më e përmbajtur krahasuar me daljet e saj të mëparshme.

Kujtojmë se Bleona së fundmi është parë edhe në mbështetje të politikës amerikane, duke shprehur hapur suportin e saj për fushatën e presidentit aktual të SHBA-së, Donald Trump./ E.K

1 Komente

  1. B
    Botë e qelbur

    Kjo vajz ka dalë në shitje si...këngëtare.... Debile!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje