Një video që tregon një oficere të burgut HMP Wandsworth të Londrës duke kryer marrëdhënie seksuale me një prej të burgosurve në qeli, është bërë virale në rrjet dhe ka ngritur “në këmbë” ministrinë britanike të Drejtësisë.
Në videon e filmuar nga një tjetër i burgosur që është duke konsumuar lëndë narkotike, shihet oficerja në momente intime me një prej të dënuarve, ndërsa në sfond dëgjohen mesazhet nga radioja e saj për mbarëvajtjen e rendit brenda institucionit.
Gardiania që duket në të 20-at shihet në gjunjë duke kryer një akt seksual, ndërsa më pas zbërthen uniformën dhe ul pantallonat për të vijuar marrëdhënien me të burgosurin. Numri identifikues në uniformë është WW 1098 dhe shfaqet dukshëm në video ashtu si dhe fytyra e saj.
I burgosuri që filmon madje bën shaka dhe mburret për shkeljen e rregullores së burgut, duke shkruar: "Kështu jetojmë ne në Wandsworth".
Policia dhe shefat e burgut tani po hetojnë videon që është 4.5 minuta e gjatë, e realizuar në burgun e dytë më të madh të Britanisë, që ndodhet në Londrën jugore.
Videoja me përmbajtje seksuale është publikuar vetëm një muaj pasi një raport nga Inspektori i Burgjeve në Britani citonte se Wandsworth – që është strehë për 1,500 të burgosur - ka nevojë për përmirësim urgjent, pasi ka rritje të dhunës.
Guvernatorja e burgut, Katie Price, dha dorëheqjen gjatë inspektimit, i cili theksoi "dështimet sistemike që vinin nga lidershipi i dobët".
Kafshë?? Me keq se kafsha Kafshët mundohen te fshihen nese jo, nuk filmojnë të paktën.
yp Xhixhi
s'jane te gjith Policet femra te pashpirte .Rrespekt per Policen eshte treguar shume Njerezore
Mos ka qenë verior ai
Pershkrimi I aktit seksual te gardianes duket shume I egzagjeruar. Nuk ka mundesi te kete ndodhur ashtu sic e pershkruan Tema e Meros. Per tu besuar Tema duhet te japi edhe videon, ne menyre qe ta shikojme mire e mire dhe pastaj ta krahasojme me pershkrimin e bere ketu. Perndryshe, nje ulje drastike e reputacionit te kesaj gazete eshte e pashmangshme. Tani, Mero, mendohu dhe vendos ne se do botosh videon perkatese e te ruash reputation in qe gezon ende gazeta Tema apo do e mbash akoma fshehur videon dhe ta dhjesesh fare gazeten.
https://x.com/Dan044Daniel/status/1806664960694514106
policia e shkret (e foton e par Majtas ) ka dasht me ik e shkreta , por i Burgosuri qe i ka vajt ne maj te hundees era ee Pi. i ka futur Duart ga Pas °!° dhe Police shkreet ,e ndjer dobet eshte Dorezuar dhe i ka fut nji te Puthme te Burgosur kurvar , si me qen ne Emisonin Perpithja
hallall