
Filmi i ri aksion “Wolfs” sjell së bashku dy nga yjet më të mëdhenj të Hollivudit, George Clooney dhe Brad Pitt, në rolet e zgjidhësve të problemeve që përballen me mafian shqiptare. Në film, ata nuk kanë bashkëpunuar për një kohë të gjatë, por rikthehen në punën e tyre të rrezikshme: fshirjen e çdo prove dhe gjurme nga skenat e krimit.
Pasi të dy thirren për të zgjidhur të njëjtin krim, situata përkeqësohet dhe detyrohen të luftojnë jo vetëm me policinë, por edhe me mafian shqiptare. Filmi do të shfaqet premierë në Apple TV+ të premten, dhe tashmë është konfirmuar se do të ketë edhe një vazhdim.
Gjatë intervistave të fundit, Clooney dhe Pitt kanë komentuar me humor për sfidat fizike të rolit, duke pranuar se mosha po bën të veten. Clooney është 63 vjeç dhe Pitt 60, por kjo nuk i ka penguar të përballen me aksionin e filmit.

Ende gjurmeve te Luc Besson dhe Liam Neeson!
Pse pak filma ka për italianët, rusët, polakët, të zinjtë e të bardhët e tjerë? Nuk po shpikin, mos të të vijë keq.
Thinjoshi eshte shprehur me se nje here si antishqiptar e pro serb.
Po ca lesh aman, ata te dy as nuk e dine ku bie Shqiperia jo me te jene kundra apo pro... vari trapin, muhabet skenaristesh holliwood-i: ate gje duan njerezit te shohin ate gje vene dhe ata neper filma. Eshte biznes i paster dhe shume fitim prures madje.