Gruaja ndez oxhakun dhe "i vë flakën" 20 mijë eurove, burri i kishte fshehur brenda tij

30 Dhjetor 2022, 13:02Lifestyle TEMA
Gruaja ndez oxhakun dhe "i vë flakën" 20 mijë eurove,

Një ngjarje e hidhur i ka ndodhur një çifti italian këtë fundvit.


Burri kishte fshehur kursimet e tij prej 20 mijë eurosh në oxhak, pasi mendonte se ishte një “kasafortë e sigurt”.

Por e shoqja e cila nuk e dinte një gjë të tillë në këto ditë të ftohta dimri vendosi që të ndizte oxhakun dhe të gjitha kursimet e bashkëshortit të saj u bënë hi.


“Gruaja ime nuk e dinte që unë i fsheha aty. Çdo vit para se të ndez zjarrin i lëviz paratë. Tani kur pashë flakët humba mendjen”, ka thënë burri.

Ai nuk e priste që oxhaku të ndizej edhe për disa ditë.

Por gruaja vendosi të krijojë një atmosferë festive por që në fakt u krijua atmosferë e hidhur.

1 Komente

  1. M
    Manalati

    Na çatë gajden me këtë lajm, keni kushedi sa vjet që e jepni përvit si lajm të ri. Po të paktën ndryshoni shifrën e lekëve se latë nam.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje