Ish bashkëshorti i përgjigjet Rudina Dembacajt pas ankesave për pensionin e vajzës: Ti je për burg!

25 Nëntor 2024, 11:01Lifestyle TEMA
Ish bashkëshorti i përgjigjet Rudina Dembacajt pas ankesave për

 

Replika në distancë janë ndezur mes aktores Rudina Dembacaj dhe ish-bashkëshortit të saj Aleksandër Varfaj dhe sërish në fokus ka qenë çështja e fëmijës së tyre.

Gjithçka nisi pasi në emisionin "Goca e gra" në Top Channel Rudina foli për divorcin që ishte temë e programit dhe e ilustroi me ish-burrin duke e akuzuar se fsheh të ardhurat duke mos dhënë sa i takon në bazë të tyre, pagesë për vajzën e tyre Viktoria.

Aleksandri ka reaguar duke u ndalur në dy momente, shqetësuese për të: së pari stërmundimi për t’i depozituar ish gruas paratë e përmuajshme në llogarinë bankare dhe së dyti, kalvari i vuajtjeve të tij dhe prindërve për të takuar të bijën.

Ja çfarë shkruan Varfaj:

"Meqë jam bërë pjesë e diskutimit më të rëndësishëm të grave të lagjes që i bëjnë fresk njëra-tjetrës, po shpreh realitetin tim.
Pas gati 3 vitesh që nuk takoj vajzën time (sepse nuk do ti), duhet të dëgjoj se si unë fsheh të ardhurat për të mos paguar më shumë për vajzën time?

Bën sikur harron, besoj, se llogarinë ma ke dhënë pas nuk e di sa kërkesash nga ana ime, që të isha në rregull me shtetin, se ato pagesat që bëja unë kur të mori OPJG në telefon i the ‘nuk ka paguar gjë’. Dhe justifikimi jot ishte "Pse, çfarë do thoja unë, që i ke paguar?"
Për ironinë më të madhe përmend gjyqin që ti e hape vetë, ku janë 3 pika dhe jo 2, siç të intereson ty.

E para dhe më e rëndësishmja për ty: ke kërkuar në gjykatë PADENJËSINË time.
Unë i padenjë të rris fëmijën tim, si nënë e si baba, si të isha një i ve. Do ta jepnin direkt nëse nuk i paguaja në bankë.

Pensioni ushqimor: nëse do të rikujtoj, u tërhoqe ti nga kërkesa pa qenë nevoja për t’u hapur fare fitimet e mia, por ti harron që e ke të regjistruar çdo gjë.
Që është fiks për t’u trajtuar: si mundet një njeri që falsifikon firmën e dikujt dhe e pranon fajin të kërkojë të drejtë gjithë jetën të ketë firmë pa më pyetur mua? Po të ishim shtet normal, do të ikje në burg ti, ai qerosi që ngjante me mua dy herë, dhe noteri Ermal Hamzaj që dy herë nuk mori kartën time të identitetit, por që u mjaftua ose bashkëpunoi me ty për të dalë vajza ime jashtë shtetit. Më thuaj, kur e ke kërkuar dhe s’ta kam dhënë? Datë dhe fakte, jo pasi bëra kërkesë në prokurori, por përpara? Është shumë mirë që po trajtohesh me psikolog. E them realisht për vajzën time, sepse i duhet të ketë një nënë normale. Pyeti pak për rëndësinë e babait në jetën e vajzës dhe shpresoj të kuptosh që i ka dhe gjyshërit në Shqipëri ai fëmijë dhe nuk duhet prokurë për t’i takuar.
Dhe meqë u ankove për pensionin ushqimor që e paguaj çdo muaj, edhe pse nuk më lejon të takoj vajzën time, dhe pas shumë e shumë tentativash, pse nuk flitet për gjyqin e shtëpisë që dikur shpreheshe se nuk dua asgjë, por sot bëj rreth 3 vite që shkoj poshtë e lart nëpër gjykata? Shtëpi me vlerë të konsiderueshme, që do ta përvetësosh të gjithën edhe pse nuk të takon.

Ah po, mund të flasim dhe për psikologen që çuditërisht nëpër vlerësimet psikologjike që unë kam të shkruara e zezë mbi të bardhë, thuhet se vajza ka nevojë për të atin dhe dëshiron ta takojë. Pyeti pak për rëndësinë e babait për vajzën dhe shpresoj të kuptosh që i ka dhe gjyshërit në Shqipëri ai fëmijë dhe nuk duhet prokurë për t’i takuar. Kam tre vjet që endem gjykatave për fëmijën tim që më takon ta kem pranë, me zot, me moral dhe me gjykatë. Ti e di shumë mirë si i ke blerë të gjitha hallkat, por të vërtetën nuk e blen dot. Është shumë e çuditshme që vajza ime di për prokura, di për denoncime, di për kërcënime, di për kallëzime në polici kundrejt familjes time pa na takuar asnjë nga ne. S’e di se kush ia thotë dhe si ia thotë, por kur të rritet do ia them unë me dokumenta reale, audio dhe video, se unë s’kam dashur kurrë ta bëj pjesë të teorive boshe aq të dëmshme për të. Kam aq shumë për të thënë, por… Ka për sot më mirë!", përfundon postimi i gjatë i Aleksandër Varfaj.

14 Komente

  1. F
    Flori

    Me vjen vërtetë keq per ty, je vërtetë cun flori, per fat të keq, siç ndodh dhe shpesh , (ish)gruaja te kthehet në zhabë.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Doda

      Mos u merzit se ish gruan e ka denuar perendia

      Përgjigjjuni
    2. E
      Era

      Jo gratë e lagjes zoti Varfi se janë gra të nderuara,baxhellat e Topit të marin nëpër gojë.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tironsi me te drejten e Zotit

        Ke te drejte vella por kjo gjenerata e femrave sot eshte allahu na rruajt. Ti te kesh shendetin dhe te te rroje ajo cupe se zoti eshte i madh aty lart. Tung

        Përgjigjjuni
        1. T
          Treni

          Disa nga ato gratë aty te ky emision duken shumë agresive por nuk e kuptoj me kë e kanë pa. Me veten? Sidoqoftë, kjo nga fisa klipe në mediat sociale sepse unë vetë nuk shikoj dy TV, Top Channel dhe Syri TV. Të neveritshëm. Sa për fëmijët, duhen lejuar të takohen me prindër mendoj.

          Përgjigjjuni
          1. L
            Lereni ne dore et Zotit..

            Sa fatekeqesi ka si ky raste qe meshkujt vuajne se jane manipuluar nga keto lloje femrash ! Mjere atij qe i ka rene per risk te perjetoje ngjarje te tilla... Por gjithsesi keto lloje femrash harojne qe nje dite do te perjetojne ferrin ne jeten e tyre, se kete denim ja jepe Zoti.....nje pjese qe e kane perjetuar mudn te tregojne ! po ashtu dhe ne te kunderten meshkujt agresiv qe kane mare ne qafe femrat e rrregullta familiare... Shyqyr qe Zoti ju vjen hakt gjithkujt ..

            Përgjigjjuni
            1. a
              arrifi

              Ky vend eshte bere nje BAXHELLISTAN.Nuk ja vlen te lodhesh frymen kot . Nje keshillë falas nga mua : Ikë sa me larg te jete e mundur nga ai vend i qelbur.

              Përgjigjjuni
              1. T
                Titi

                Kjo dhe si puna Olta Pixharit ka plot se u ka marre zoti mendjen po femijet jane engjuj s kane faj

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Altin Pellumbi

                  I nderuar Aleksander! Bej Saber(durim)! I duruari thote populli eshte i Fituari! Por mbi te gjitha ti ke rrespektin e te gjithe djemeve dhe burrave normale te ketij vendi! Edhe te gocave dhe grave normale te ketij vendi! Kjo eshte fitorja me e madhe dhe merituar e jotja. Por ty te mungon dashuria e vajzes, e penguar nga nje nënë që vetem nënë nuk mund te quhet me gjith rrespektin për emrin Nënë,qe ajo padrejtesisht e mban por nuk e meriton! Shendet vëllai im! Zoti mund te vonoje per ty, eshte i zene me shume e shume halle edhe me te renda se rasti yt,por nuk ka per te te harruar!

                  Përgjigjjuni
                  1. X
                    Xxx

                    Kjo bishtperdredhura shkon fix me MF, si tenxherja me kapakun, dy gjarperinj te neveritshëm. Ti o djale ke shpëtuar prej saj

                    Përgjigjjuni
                    1. K
                      Koha sheron

                      Mik I nderuar,kurajo....pate fatin e keq qe u ngaterrove me nje baxhelle femer ,plaga per femijen nuk mbyllet kurre,por do vij nje dite qe vajza do ti kuptoj te gjitha,dhe kjo rruspia do ngeli e do vdesin nje qesharake femer.

                      Përgjigjjuni
                      1. Z
                        Zina sallaksja shkerdhata e dhorit

                        Ti je djale shume i mire. Fati te puqi me nje baxhelle te peshtire! Po shyqyr qe pate fat dhe ajo tu largua???Se ti vella i nxjer leket me djersen e ballit?? Zoti pati meshire per ty, ta hoqi qafe

                        Përgjigjjuni
                        1. B
                          Beka Tirona

                          KE shume te drejte =Z.Aleksander ! Karagjozja mbetet karagjoze pa shpirt! deri sa la vajzen si jetime me baba!

                          Përgjigjjuni
                        2. B
                          BEKA TIRONE !

                          Baxhella mbetet Bazhelle!nuk ndryshon kure! Por ta dishe se *ZOTI ka qene metyyy! Ti dukesh qe je djale Fisnik !

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje