Jahti pa motor i Ferrarit që po rishkruan luksin

22 Korrik 2025, 10:43Lifestyle TEMA
Jahti pa motor i Ferrarit që po rishkruan luksin

Hypersail nuk është thjesht një jaht luksoz 30 metra i gjatë. Është një vizion teknologjik. Ai qëndron pezull mbi det, është i heshtur, atmosferik dhe plotësisht me zero emetime.

Idetë lëvizin botën dhe Ferrari dëshiron diçka më shumë: Kompania italiane që e ka identifikuar emrin e saj me shpejtësinë dhe precizitetin në pistat e Formula 1 po bën hapin e madh përtej asfaltit me projektin e saj të ri, Hypersail.

Hypersail nuk ka motor. Nuk djeg karburant. Nuk lë tym. Përkundrazi, të gjitha sistemet e saj nga navigimi te ajri i kondicionuar funksionojnë ekskluzivisht me burime të rinovueshme energjie: diell, erë dhe vetë fuqinë e ujit. Është një anije 100% autonome nga ana e energjisë. Çdo pikë e saj është një deklaratë për të ardhmen e lëvizjes në det dhe në ajër.
Dizajni aerodinamik i Hypersail nuk është për t’u dukur. Ajo bazohet në një sistem të trefishtë hidrofoilësh që është frymëzuar drejtpërdrejt nga teknologjia F1. Rezultati? Anija “ngrihet” mbi sipërfaqen e detit, duke minimizuar rezistencën dhe duke lejuar shpejtësi të larta pa mundim.

 

 

2 Komente

  1. P
    Punetori

    Epo kjo gjëja nuk qenka as anije apo jaht , as aeroplan , por nje lloj qylymi fluturues prej plastike . Cfare lezeti ka nje gje qe lundron ne det kur nuk ndjen lekundjen dhe fëshfërimen e valeve ne mjetin lundrues ?! Me nje fjale mund ta quajme jahti i Simbad detarit modern.

    Përgjigjjuni
    1. N
      Na myten

      Kari i lales qe quhesh gazetar eshte thjesht nje mjet lundrues me vela. Qenke mahnit dhe s'ke faj. Na mahnite edhe ne qe e zbulove me 2025 faktin qe nje mjet mund te zhvendoset mbi det me forcen e eres.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje