
Aktori britanik Daniel Craig, i cili ka luajtur rolin e “James Bond”, ka mbledhur më shumë se 100 milionë paund për viktimat e tërmetit në Turqi.
Pas lëkundjeve të fuqishme në Kahramanmaraş, shume emra të njohur rreth e qark botës morën iniciativa për t’i ardhur në ndihmë Turqisë dhe Sirisë. Një prej tyre ishte edhe aktori i njohur, i cili njihet edhe si 007.
Craig bëri një video-konferencë me anë të së cilës u bënte thirrje qytetarëve dhe fansave të tij që të dhuronin para për viktimat e tërmetit e 6 shkurtit.
Videoja u transmetua në shumë kanale televizive në Britaninë e Madhe.
Falë nismës që mblodhi së bashku 15 organizata bamirësie në Angli, shuma e donacioneve të mbledhura i kaloi 101 milionë paundët. Aktori i njohur falënderoi më pas të gjithë ata që dhuruan.
Aktori i famshem Daniel nje "James Bond" jo vetem ne filma por edhe ne jeten reale. Te gjitha shtetet ku 50 prej tyre mblidhen cdo jave per ti hedhur benzine zjarrit te luftes ne Ukraine duke i dhene miliarda $, nuk mendojne per paqen dhe ndaljen e ketij konflikti e aq me keq per te ndihmuarTurqine ne kete fatkeqesi te natyres, se per Sirine nuk behet fjale ata nuk jane njerez mbi 50 mije te vdekur, te tjeret i kane lene nen rrenoja dhe pa strehe.