Jessie J merr pauzë nga muzika për të luftuar kancerin e gjirit: Ky është koncerti im i fundit

17 Qershor 2025, 16:30Lifestyle TEMA
Jessie J merr pauzë nga muzika për të luftuar kancerin e gjirit:

Gjatë një fjalimi plot emocione para performancës së saj në “Capital’s Summertime Ball” më 16 qershor, Jessie J njoftoi para 75 mijë fansave se do të marrë një pauzë nga muzika për të përballuar betejën me kancerin e gjirit.

Këngëtarja tha se ky do të ishte koncerti i saj i fundit përpara ndërhyrjes kirurgjikale. Ajo shprehu mirënjohje për mbështetjen që ka marrë që prej diagnozës së saj.

Në fillim të qershorit, Jessie J zbuloi se ishte diagnostikuar me kancer të gjirit në fazë të hershme, pas disa testeve mjekësore.

Lini një Përgjigje