Këngëtari nga Kosova, Asdren Gjikolli, i njohur me emrin artistik Gjiko, është shpallur i pafajshëm nga Gjykata Themelore në Prishtinë në lidhje me akuzat për përdhunim dhe armëmbajtje pa leje.
Lajmin e ka bërë të ditur avokati dhe bashkëshortja e tij, Elita Rudi, e cila në një postim në rrjetet sociale shkruan se “sot u vërtetua ajo që zemra ime e ka ditë gjithmonë, ti je i pafajshëm”.
Në postimin e ndjerë për të shoqin, ku krahas mesazhit ka publikuar edhe një video me momentet e tyre më të bukura, Elita shprehet se për ta sot u mbyll një plagë që u dhembi, por kurrë nuk i ndau.
“Ti kurrë s’e ule kokën, punove më shumë se kurrë, e kur unë dobësohesha, forca jote më ngriti. Sot qaj nga gëzimi që e vërteta u tha”, ka shkruar ajo.
“Sot mbyllet një plagë që na dhembi, por kurrë nuk na ndau. Sot u vërtetua ajo që zemra ime e ka ditë gjithmonë: ti je i pafajshëm. I kemi duru fjalë, akuza, dyshime… por asnjëherë s’u dorzuam. Më kujtohet si sot kur me the: ‘Nese ti je me mu, s’ka rëndësi kush është kundër, veç me pas ty mjafton.’ Ti kurrë s’e ule kokën, punove më shumë se kurrë, e kur unë dobësohesha, forca jote më ngriti. Sot qaj nga gëzimi që e vërteta u tha. Përpara kemi veç dritë bashkë, më të fortë se kurrë!”, ka shkruar ajo.
Ndërkohë, përmes një postimi në Facebook, avokati Kujtim Kërveshi, që ka përfaqësuar Gjikon në këtë proces, u shpreh se “Gjiko ka hyrë i pafajshëm dhe doli i pafajshëm dhe i pastër si loti!”
AKUZAT NDAJ KËNGËTARIT
Gjiko u akuzua se ka përdhunuar një të mitur në korrik të vitit 2015. Rasti u raportua se kishte ndodhur në banesën e tij në qytetin e Prishtinës dhe sipas prokurorisë ai e kishte droguar viktimën para se ta përdhunonte.
Në aktakuzë thuhej se e mitura, banore në fshatin Sos, ishte mashtruar nga reperi i cili kishte thënë se do ta bënte këngëtare dhe se do ta angazhonte në spote të këngëve të tij.
Pas këtyre premtimeve të Gjikos, sipas aktakuzës e mitura ka pranuar të shkojë në banesën e tij në lagjen Arbëria, në Prishtinë ku ai dyshohet se e ka droguar dhe më pas ka kryer marrëdhënie seksuale me të.
kengetare bythe jane keta pa shkolle pa formim nuk dine as shkrim as lexim ne shqiperi por dhe kosove kenga ra poshte fare turp